Alfano: Nga Ballkani kemi sinjale të forta për destabilizm

Postuar në 04 Maj, 2017 16:13

Në Ballkan ka shenja të përkeqësimit të marrëdhenieve midis vendeve. Eshtë ky alarmi  që jep ministri i Jashtëm italian, Angelino Alfano teksa ka njoftuar se pikërisht për shkak të këtyre tensioneve do të zhvillojë një takim të ministrave të Jashtëm të Ballkanit në 27 maj. “Zhvillimet shqetësuese në Maqedoni dhe kriza e zgjatur politike në Shqiperi janë shenja serioze të përkeqësimit të marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perendimor”- deklaroi Alfano.

“Një nga zonat ku kohët e fundit kemi intensifikuar kontrollin dhe vëmendjen është gadishulli i Ballkanit. Gjatë ditëve të fundit, veçanërisht( dhe ketu mendoj për zhvillimet në Maqedoni dhe krizën politike në Shqipëri), janë regjistruar sinjale të forta të mosmarrëveshjeve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Alfano theksoi se në këtë fazë  BE duhet të ndalet tek perspektiva e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perendimor. “Duhet t'i ndihmojmë këto vende në mënyrë që ato  të çojnë përpara procesin e integrimit rajonal”-shtoi ministri i jashtëm Italian Sipas tij, kohët e fundit në Ballkan është shënuar rigjallërim i retorikës nacionaliste dhe euroskepticizmit, me një ndikim negativ jo vetëm në dinamikën e brendshme politike, por edhe në marredheniet ndërshtetërore në rajon.

http://www.askanews.it/esteri/2017/05/04/alfano-tensioni-nei-balcani-convocata-riunione-il-24-maggio-pn_20170504_00425/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.