Turqia ofrohet të ndërmjetësojë krizën në Maqedoni

Postuar në 01 Maj, 2017 13:07

Teksa në Maqedoni ndodhet prej të dielës zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee, burime diplomatike nga Bashkimi Europian thanë për seksionin grek të CNN se Turqia është ofruar për të luajtur rolin e ndërmjetësit në zgjidhjen e krizës.

Sipas të njëjtave burimeve nuk përjashtohet mundësia  zyrtarët turq të kenë nisur jozyrtarisht  kontakte me zyrtarët maqedonas dhe partitë shqiptare. Zyrtarët evropianë, megjithatë kanë shprehur dyshime për rolin ndërmjetësues të Turqisë, edhe pse e Federica Mogherinit dhe Donald Tusk në Maqedoni kanë qenë të pafrytshme.

Nga ana tjetër Moska ka ftuar të gjithë aktorët e përfshirë në zgjidhjen e krizës në Maqedoni (SHBA, NATO-n, Bashkimn Evropian dhe Shqipërinë) për të ndalur presionet dhe për t’u mundësuar forcave të brendshme politike të përcaktojnë vetë të ardhmen e vendit.  "Ne po shohim një manipulim flagrant e vullnetit të qytetarëve, me qëllim për të përmbysur qeverinë legjitime"- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashmte Ruse.

http://www.cnn.gr/news/politiki/story/78833/fovoi-gia-anataraxeis-sta-va...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.