Ivanov kërkon të tërhiqet platforma shqiptare
Përderisa nuk largohen pengesat ligjore dhe politike nuk mund ta jap mandatin për përbërjen e qeverisë së re. Kështu ka deklaruar presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, duke akuzuar edhe njëherë Tiranën zyrtare për krizën në Maqedoni. Sipas tij, platforma e gatuar në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë është një nga pengesat për zgjidhjen e krizës.
“Shumica është siguruar me shantazh – të pranohet platforma e partive shqiptare të Maqedonisë e cila është sjellë në Tiranë në kabinetin e kryeministrit të Shqipërisë. Kjo në pajtim me Kushtetutën tonë dhe në pajtim me ligjet tona është sjellje e Maqedonisë në situatë vartëse dhe në varësi të një shteti tjetër. Kjo është edhe vepër ndëshkuese, por edhe është në kundërshtim me betimin tim të dhënë kur e kam marrë funksionin president, sepse unë jo vetëm që në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të ndershme duhet ta kryejë funksionin e presidentit, ta mbroj Kushtetutën dhe ligjet, unë jam përgjegjës për sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Maqedonisë”-deklaroi Ivanov në një intervistë për televizionin shtetëror hungarez.
Add new comment