Përçarja nga BREXIT, May njofton zgjedhje të parakohshme
Zgjedhjet të parakohshme më 8 qershor njoftoi në mesditë kryeministrja britanike Tereza May, në një konferencë të jashtëzakonshme në Doëning Street. Duke shpjeguar vendimin e saj May tha se kur mori detyrën vendi kishte nevojë për stabilitet dhe se këtë e kishte arritur. Por sipas saj, teksa mes njerëzve ka unitet nuk ndodh e njëjta gjë në parlamentin britanik.
"Laburistët thonë se do të votojnë kundër marrëveshjes për Brexit, Liberal Demokratët duan të vonojnë procedurën, Partia Kombëtare Skoceze nuk pajtohet me atë që qeveria është duke bërë. Nëse jo, atëherë tani ka zgjedhje kjo "lojë" nuk do të vazhdojë më”- deklaroi May. Duke iu drejtuar partive të opozitës ajo i ftoi të pranojnë thirrjen për zgjedhje të parakohshme dhe le të jenë njerëzit që të vendosin.
“Po i shpall zgjedhjet me hezitim, por do të luftoj me vendosmëri. Le të largojmë rrezikun e pasigurisë dhe destabilitetit. Unë do t’i jap vendit udhëheqjen e fortë që i duhet "- përfundoi May, duke njoftuar se ligji për zgjedhjet do të depozitohet në parlamentin britanik mërkurën.
Kjo lëvizje e May vjen në një kohë kur laburistët e Jeremy Corbyn janë në rënie të lirë nga sondazhet, një element që sipas analistëve ka luajtur një rol të rëndësishëm në vendimin e kryeministres britanike.
Add new comment