Sulltan apo shërbëtor i popullit? Thjesht nuk ka rivalë
Sulltan apo shërbëtor i popullit? Me këtë pyetje "The Economist" nisi eksplorimin e informacioneve që fshihen pas perdes konfuze për udhëheqësin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili nuk është një person që mund të lexohet lehtësisht. Inteligjent dhe i paparashikueshëm, protagonisti i referendumit të së dielës është duke rindërtuar atë që ai e përkufizon si mrekullinë turke të kësaj dekade. Një mrekulli me çmim të rëndë për vendin e fortë të Mesdheut. Rexhep Taip Erdogan ishte që i vogël një triblues i mirë që përmbyste rezultate.
Përveç kësaj, ai është një street smart lider, një politikan i cili u rrit në lagjen e varfër Kasimpasha duke shitur kuleçë dhe limonada. Askush në vitin 1954 nuk mund të parashikonte evoluimin e tij nga një i diplomimuar në medresenë e gjimnazit në një futbollist të ekipit lokal që gradualisht filloi të shënonte gola njëri pas tjetrit në derbin e politikës.
Erdogani u martua me Eminenë në vitin 1978. Që atëherë gruaja dhe nëna e katër fëmijëve është imponuar me imazhin dhe stilin e saj të diskutueshëm. Për fëmijët e tij nuk dihen shumë gjëra. Vajza e tij, Esra ka patur pak shfaqje publike, Soumegie e do politikën, Nemetin Bilal monopolizon interesin e mediave me stilin e jetës kozmopolite, ndërsa Ahmet Burak referohet për disa skandale në vendet e Lindjes së Mesme. Për më tepër emri i tij u përfshi në vdekjen aksidentale të një dive të muzikës turke dhe kjo është vetëm një pjesë nga “telenovela” e një familje që udhëheq Turqinë e sotme.
Erdogan do të thotë shumë për turqit. Ai ka ndikim të madh në popull, madje sipas mediave turke është politikani më popullor në historinë e vendit, pas Qemal Ataturkut. Pesë vjet më parë ai ndau edhe lexuesit e revistës Time që e votuan si personin më popullor, por edhe më të diskutueshëm të vitit .Nga njëra anë, ardhja e tij në krye të vendit forcoi ndjeshëm pozitat e Turqisë duke e renditur një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë në pesë vitet e fundit.E katërta në botë pë prodhimin e tekstilit në mbarë botën, një nga tre vendet me kantieret më të mira për ndërtimin e jahteve, me një industri të rëndë në zhvillim dhe me një nga popullsitë më të reja demografike në Evropë Erdogan dyfishoi numrin e universiteteve nga 98 që në vitin 2002 në 186 në vitin 2012.
Megjithatë, këmbëngulja e tij në vlerat konservatore e bëjnë të duket aspak modernist apo reformator. Erdogan kishte shprehur kundërshtimin e tij edhe për makiazhin e stiuardesave në kompaninë e fluturimit Turkish Airlines edhe pse e shndërroi në një nga bizneset më fitimprurëse në botë.Promovon mospërdorimin e alkoolit, publikon manual të martesës për të ngritur profilin e familjes mesatare turke dhe ndër të tjera në botimin e Ministrisë së Turqisë Çështjeve Sociale dhe Familjare inkurajon çiftet e vendit të tij t’i thonë të dua shpesh njëri tjetrit dhe të edhe kur janë duke parë një film në kinema.
Armik i rrjeteve sociale pasi mendon se kultivojnë "ide mëkatare për përdoruesit e tyre" Erdogani nuk hezitoi të flasë edhe për serialin televiziv, "Sulejmani i Madhërishëm", që sipas tij trajton një figurë të madhe historike si njeriun e intrigave, pasioneve dhe dobësive. Një politikan ndryshe nga të tjerët Erdogan i ktheu shpinën Davosit pasi nuk u trajtua si homologu Peres. Ai shpesh ka refuzuar t’i nënshtrohet kontrollit fizik ashtu si shumë politikanë të tjerë dhe ajo që lë shumë vend për interpretim është inaugurimi i urës së tretë më të rëndësishme të Bosforit në ditën e pushtimit të Stambollit.
Sipas Wikileaks Erdogan është politikani më i mirëpaguar në botë, pasi paga e tij mujore është 989 000 dollarë në muaj, ndërsa pasuria personale llogaritet në 950.000.000 dollarë. Por sipas njerëzve të rrethit të tij, shumë prej akuzave ndaj Erdogan janë të gënjeshtërta, të motivuara nga agjentë të huaj apo armiq në radhët e ushtarisë. Në rastin e një njeriu i cili u rrit në rrugë para se të kapte majat e politikës të gjitha mund të ndodhin.
Erdogan u lind më 26 shkurt, 1954. Fëmijë i migrimit të madh të brendshëm që dërgoi miliona turq në Stamboll në kërkim të punës, Erdogan u rrit në lagjen popullore Kasimpasha, ku familja e tij mbërriti në vitin 1965 nga rrënjët e Pontit. Në vitin 1965 ai përfundoi shkollën fillore në Kasimpasha dhe pastaj u regjistrua në seminarin fetar imam Hatip Okoulou. Aktiv në vitet e shkollës, Erdogan shkëlqeu në sport, veçanërisht në futboll, por edhe në shumë aktivitete sociale dhe kulturore, ku u dallua për cilësinë e tij në retorikë. Në vitin 1973 ai hyri në Universitetin Marmara, në Departamentin e Ekonomisë dhe Biznesit. Paralelisht punonte në organizimin komunal të tramvajit të Stambollit.
Bëhet anëtar i Unionit Kombëtar të Studentëve Turq dhe në 1976 zgjidhet president i Rinisë Islame. Në 1980 jep dorëheqjen nga kompania komunale ku punonte që nga viti 1973 për të filluar punë si ekonomist dhe më pas në vitin 1982 themeloi kompaninë e tij në vitin 1982. Më 1983 hyn në arenën politike si anëtar i Partisë së Mirëqënies të themeluar nga Erbakan (PR). Në 1984 zgjidhet presidenti i zgjedhur organizatës lokale të Beyoglu dhe në 1985 president i të gjithë organizatës në Stamboll. Zgjidhet triumfalisht më 27 mars 1994 në një pozitë të fortë të kryetarit të komunës metropolitane të Stambollit.
U dënua me 10 muaj burg dhe ishte i privuar nga të drejtat e tij politike, sepse lexoi në një fjalim në vitin 1997 një poemë muslimane që nxiste fanatizmin fetar. Ndërkohë, partia e tij ishte nxjerrë jashtë ligjit. Ai vuajti dënimin më pak se katër muaj dhe u lirua më 27 korrik, 1999. Në vitin 2001 ai krijoi Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP). Në zgjedhjet e një viti më pas partia islamike arriti një fitore të gjerë. Megjithatë ai u emërua kryeministër në vitin 2003, duke u bërë kryeministri i 57 i Turqisë. Në maj të vitit 2004, ai u bë Kryeministri i parë turk që vizitoi zyrtarisht Greqinë në vitin 1988 dhe i pari që u takua me muslimanët e Trakës që nga viti 1952.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të korrikut të vitit 2007, partia e tij regjistroi një "fitore historike" me më shumë se 46% të votave, kështu që ai u betua përsëri Kryeministër. Më 12 qershor 2011, Erdogan fitoi zgjedhjet e treta, duke mbledhur rreth 50% të votave dhe duke dyfishuar shifrat e partisë së tij.
"Erdogan normalisht duhet të pastronte shtëpi"
Me këtë frazë gazetarja Tsigkntem Akyol perifrazon për Deutsche welle rrjedhën e njeriut më të fortë të Turqisë para se të bëhej politikan. Akiol ka studiuar për vite personalitetin dhe jetën e diskutueshme të Taip Erdogan. Këto janë disa fragmente nga qasja e saj.
"Taip Erdogan është veçanërisht i ndjeshëm ndaj kritikave. Nuk është dikush që pyet veten nëse vepronsaktë apo pranon gabimet e tij. Thjesht nuk pranon askënd ta kritikojë.Edhe këshilltarët e tij thonë vetëm "po" për çdo gjë. Erdogan ka krijuar një sistem në të cilin është i rrethuar vetëm nga njerëz me të cilët ai përballet në mënyrë të favorshme, nuk e kundërshtojnë dhe thjesht ekzekutojnë atë çfarë urdhëron presidenti i vendit.
Ai u rrit në një lagje të varfër. Erdogan u përkiste të ashtuquajturve “turqve të zinj” dmth rrjedh nga një klasë më e ulët dhe u ngjit në karrierë nëpërmjet punës. Kjo është një karrierë shumë mbresëlënëse. Ai iu kundërvu sistemit Kemalist dhe zhvilloi një ambicie që vetëm një njeri i margjinalizuar mund ta ketë. Askush nuk mund të kishte imagjinuar dikë si Taip Erdogan në një pozicion të fortë. Dikush si ai do të kishte qenë i destinuar si shërbëtor në shtëpitë e elitës të "turqve të bardhë". Askush nuk priste që të kishte një fuqi të tillë. Kjo është arsyeja pse karriera e tij është historike. Kjo është një lloj hakmarrje për për poshtërimin dhe vuajtjen për kaq shumë vite.
Taip Erdogan dikur ishte shumë popullor në Turqi. Njerëzit shpresonin te ai. Nxiti shumë reforma, udhëhoqi vendin në dyert e Evropës, zgjeroi të drejtat e shtypit (sado e pabesueshme të duket kjo tani) si dhe të drejtat e grave. Çoi përpara reformën e kujdesit shëndetësor dhe atë të sigurimive shoqërore. Asnjë nga qeveritë e mëparshme nuk e bëri këtë. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz e mbështetën atë. Megjithatë reputacioni është dobësuar pas shumë ngjarjeve të këqija. Ndërkaq nuk ka asnjë tjetër në skenën politike të vendit që të mund ta rivalizojë Erdogan. Thjesht nuk ka alternativë.
http://www.cnn.gr/news/prosopa/story/76672/tagip-erntogan-o-skorer-tis-p...
Përktheu: ResPublica
Add new comment