Projektligji për pakicat kombëtare i vë kapak “çështjes së pakicës bullgare në Shqipëri”

Postuar në 14 Prill, 2017 12:54

Projektligji u ri për minoritetet është përshëndetur nga pakica maqedonase, konkretisht shoqata “Ilinden” ,dega e Gollobordës. Agjencia maqedonase “Mia” raporton se shoqata e vlerëosn projektligjin që do të diskutohet së shpejti në Parlament, por ka shtuar edhe një aspket që në fakt ka rëndësi përtej pakicës maqedonase. Shoqatës nuk i ka shpëtuar fakti se projektligji njeh pakicë maqedonase ndër të tjera, por jo pakicë bullgare.

Çfarë konsiderojmë si fitore është fakti se qeveria konfirmon se maqedonas dhe jo bullgarë jetojnë në Shqipëri, siç pretendonin të “provonin” së fundmi eurdeputetët Andrey Kovatchev dhe Angel Angel Dzhambazki me rezolutën e në PE për Shqipërinë”, vlerëson shoqata.

Përpjekja e eurodeputetëve (http://www.respublica.al/2017/02/09/pretendimi-p%C3%ABr-minoritet-bullgar-mb%C3%ABrrin-n%C3%AB-pe) nuk është e re. Aktorë të ndryshëm në Bullgari kanë kohë që flasin për një minoritet në Shqipëri, por projektligji i fundit i vë kapak kësaj çështjeje, ndonëse ai ka shumë rëndësi për një pakicë tjetër si vllahët, apo serbët. Këta të fundit në një numër shumë të kufizuar dhe që janë dëgjjuar për herë të parë publkisht gjatë qeverisjes së Sali Berishës.  

Comments

Submitted by afrim (not verified) on

me kalimin e viteve do njihen edhe minoriete te tjera

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.