Në vijë më administratën Obama, Trump firmos protokollin për anëtarësimin në NATO të Malit të Zi
Politika e Jashtme amerikane ka rimarrë fillin e vet aty ku e la administrate Obama. Presidenti aktual Donald Trump ka firmosur sot protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, duke përfunduar hallkat proceduriale të SHBA në këtë drejtim.
Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë mbi firmën e Trump, që pason atë të Senatit që e miratoi anëtarësimin e Malit të Zi me 97 vota pro dhe kundër votat e Rand Paul dhe Mike Lee. Pas firmës së presidentit amerikan mbeten vetëm që procesi të finalizohet nga Hollanda dhe Spanja. Në Malin e Zip resin që anëtarësimi të zyrtarizohet dhe të përfundojë në muajin maj. Gjatë fushatës elektorale Trump e cilësoi NATO-n të vjetëruar dhe ka këmbëngulur sidomos në kontributet buxhetore, por duket se pikëpamja po ndryshonë ndjeshëm në kushtet kur Shtëpia e Bardhë planifikon politika agresive në disa pika të globit.
Add new comment