"Mbroje jetën. Zgjidh një Pashkë vegjetariane” - Berlusconi tërbon industrinë e mishit në Itali
Berlusconi mbetet në qendër të vëmendjes. Sërish me një goditje pas së cilës vjen një faturë e kripur. Pjesëmarrja e tij në një fushatë vegjetariane dhe adoptimi i pesë qengjave që do të thereshin për Pashkë, ka tërbuar industrinë e mishit në Itali. Kështu raporton Reutes sipas të cilës ish-kryeministri Italian ka dalë në një video të Ligës Italiane për Mbrojtjen e Kafshëve ku ai shfaqet shumë i dashur me një qingj të cilit i jep edhe për pirë me biberon.
“Mbroje jetën. Zgjidh një Pashkë vegjetariane”, motoja e kësaj fushate që bie ndesh me çdo traditë kristiane. Berlusconi është në të 80-at dhe po del tashmë në të kundërt të profilit të tij si njeri i biznesit. Silvio mbetet i paparashikueshëm.
http://www.reuters.com/article/us-italy-berlusconi-lambs-idUSKBN17C0YY?u...
Add new comment