Ndryshon gjithçka/ShBA: Kina është dakord për ndërhyrje ushtarake në Korenë e Veriut
Goditja ushtarake ndaj Koresë së Veriut ngjan të jetë çështje kohe teksa edhe Pekini zyrtar ka dhënë mirëkuptimin për atë që sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, e quajti “nevoja për veprim ndaj një niveli të caktuar kërcënimi”. Deklarata e Tillerson u bë në një intervistë për CBS, përmes të cilës ai ka bërë të ditur se në takimin mes presidentit kinez, Xi Jinping dhe Trump, u ra dakord që situata në gadishullin korean është serioze. Përqendrimi i forcave amerikane në Paqësor nuk ka provokuar kundërshtimin e Kinës, një vend ky që gjatë fushatës elektorale u cilësua si ndër më të problemëtikët nga Trump. Duket se shumëçka ka ndryshuar në vizionin e Trump për Politikën e Jashtëm teksa edhe goditjet në Siri flasin për ndryshim kursi në raport me Rusinë.
Tillerson ka deklaruar se edhe Pekini është dakord që me situatën e tanishme, nuk mund të zhvillohen bisedime me Phenianin. Sipas tij bashkëpunimi ShBA Pekin ështëni rëndësishëm për të ndryshuar mendjen e lidershipit korean që sheh edhe një interlokutor si Kina të pozicionohet kundër.
https://www.theguardian.com/world/2017/apr/09/us-navy-strike-group-north...
Add new comment