Aeroportet si universitetet private/Fondi Shqiptar i Zhvillimit hap thirrjen për aeroport në Korçë

Postuar në 08 Prill, 2017 16:40

Planet për aeroporte të reja nisin t’i ngjajnë përhapjes së universiteteve private që arritën deri në provinca me 30 mijë banorë. Kështu aerporti i Gjirokastrës apo në Sarandë edhe kanë një bazë se kanë qenë dikur pista të vogla ushtarake. Edhe për Vlorën ecën njëfarësoj logjika ekonomike,  ndërkohë që atë të Kukësit ta gëzojmë se na e bënë dhuratë, e s’po e vëmë dot në punë. Por sot Tv Klan raporton se qeveria ka në plan edhe një aeroport në Korçë. Më interesante akoma: ky projekt është në kuadër të projektit më të madh 1 miliardë.

Pas nisjes së studimit për të ndërtuar një aeroport në Vlorë, qeveria ka shpallur thirrjen për të bërë një projekt i cili do t’i hapë rrugë ndërtimit të një aeroporti në qytetin e Korçës. Thirrjen e ka dorëzuar në agjencinë e prokurimeve publike Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe ka vënë në dispozicion një shumë prej 73 mijë dollarësh për kompaninë që do të bëjë studimin e fizibilitetit.

Të kontaktuar nga Televizioni Klan, burime pranë ministrisë së Financave thonë se planet për ndërtimin e aeroporteve janë pjesë e listës së strategjisë të shpallur nga qeveria “One Billion Euro Project", të cilat do të bëhen sipas formulës partneritet publik – privat”, raporton Tv Klan.

http://tvklan.al/plan-per-te-ndertuar-aeroport-ne-korce/

Fondi Shqiptar i Zhvillimit menaxhoi edhe projektin e Rilindjes Urbane, që ishte 140 milionë euro që shkuan për rehabilitime qendrash të qyteteve dhe qytezave e që mbeti jashtë praktikave të auditimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.