Bombardimi i Sirisë, Shqipëria elozhe presidentit Trump
Shqipëria e ka përshëndetur sulmin ajror amerikan në Siri, duke mos i kursyer vlerësimet për presidentin aktual Donald Trump dhe përpjekjet ndëshkuar përgjegjësit dhe vendosur paqen e munguar në Siri. Vlerësimet nuk kanë munguar si nga qeveria ashtu dhe nga presidenca shqiptare.
Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme shqiptare thuhet se “Shqipëria mbështet fuqishëm reagimin e shpejtë e të vendosur të SHBA-ve, përmes sulmit raketor mbi objektivat ushtarakë sirianë. Ministri Bushati, nënvizon se këto sulme ajrore janë të nevojshme dhe një përgjigje vendimtare e administratës amerikane ndaj këtij sulmi barbar të kryer nga regjimi i Asadit”.
Qeveria e ka justifikuar këtë qëndrim si një reagim në kuadër të NATO-s, për të mos ekspozuar veten si një mbështetëse e flaktë e presidentit amerikan por të paqes në përgjithësi. “Shqipëria u bashkohet deklaratave të NATO-s dhe BE-së, të cilat dënojnë përdorimin e përsëritur të armëve kimike nga Siria, në shkelje të konventave dhe detyrimeve ndërkombëtare. Përdorimi i armëve apo substancave kimike është i papranueshëm, përbën krim lufte dhe shkaktarët duhet të mbajnë përgjegjësi.”-thuhet në deklaratë
Ndërsa presidenti i republikës Bujar Nishani shprehet se “Presidenti Trump dhe SHBA treguan një lidership të fortë në mbrojtje të njerëzve që masakrohen dhe vendosmëri për paqen e munguar prej vitesh në Sirinë e drobitur nga dhuna”
Add new comment