Vuçiç: Bëhet fjalë për Jugosllavinë e vjetër plus Shqipërinë

Postuar në 06 Prill, 2017 12:08

Aleksandër Vuçiç ka lëshuar një mesazh jo pak “provokativ” kur përmes një interviste për “Politico” në SHBA, ka deklaruar se bashkimi ekonomik dhe doganor i Ballkanit Perëndimor është në fakt një rikrijim tregu i Jugosllavisë së vjetër plus Shqipërinë.

Nëse të tjerët bien dakord ne do të bëhemi një treg prej 20 milionë njerëzish. Është një treg domethënës.  Do të jemi në gjendje të tërheqim shumë më tepër investitorë. Mendoj se këtë edhe të tjerët e kuptojnë…Bëhet fjalë për “Jugosllavinë e vjetër plus Shqipërinë". Kjo është ide politike pa rrezikim të sovranitetit të këtyre shteteve. Do të nxisë ekonomitë tona

shprehet Vuçiç, aktualisht kryeministër në detyrë dhe president i zgjedhur.

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=04&dd=06&nav_id=10...

“Politico” shkruan se aleati kyç i Vuçiç nuk është në Bruksel, por në Berlin, duke lënë të kuptohet se është Gjermania që mbështet iniciativa të tilla. Një zhvillim krejtësisht i përmbusur me 25 vite më parë, sa kohë që ish-kreu jugosllav Millosheviç do të deklaronte hapur se aktori kryesor në shkatërrimin e Jugosllavisë kishte qenë Gjermania.

Nuk dihet cili është roli i Shqipërisë në këtë kontekst, por kjo deklaratë e Vuçiç, bashkë me fjalët që tha kryeministri francez kur i dha urdhrin Komandant i Legjionit të Nderit, Edi Ramës, japin një panoramë shumë të qartë të projektit që zuri fill me Nismën e Berlinit, projekt i cili sot i lejon Aleksander Vuçiç t’i mburret edhe Josip Broz Titos që ndodhet në varr që nga viti 1980.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.