Ahmeti: BDI-ja mund të tërheqë ministrat nga qeveria teknike

Postuar në 01 Prill, 2017 14:15

Për të kuptuar krizën maqedonase duhen ndjekur dy persona: Nikolla Gruevski, ish-kryeministër dhe Ali Ahmeti, ish-partneri i tij në qeverisje, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim. I pari e ka bërë të qartë skenarin: nacionalizëm me kartën e ndërhyrjes në punët e brendshme nga Shqipëria, parti e parë në zgjedhje, për rrjedhojë, ose zgjedhje të reja, ose kaos.

I dyti është i dyzuar. Dyzimi është tipar dallues edhe fizionomik i Ahmetit, i cili nuk zhgënjen pamjen e tij edhe kur flet. Dje p.sh, Ahmeti ka preferuar të flasë si një anëtar i BDI-së, si dikush që bën politikë thjesht duke lexuar gazetat dhe çfarë thuhet lart e poshtë. I pyetur për skenarin e zgjedhjeve të parakohshme, ai tha:

Nuk është zgjidhja më e mirë shkuarja në zgjedhje të parakohshme. Kemi probleme shumë më të rëndësishme. Zgjedhjet e parakohshme nuk do të thotë se ofrojnë një zgjidhje më të mirë dhe ne jemi në kërkim të zgjidhjeve më të mira tani që të dalim nga kjo situatë. Shumë më me rëndësi është të mendohet se si të tejkalohet ngërçi për t’u organizuar zgjedhjet lokale”.

Më interesant është komenti i tij për kërkesën e bërë së fundmi për tërheqjen e ministrave të BDI-së nga qeveria teknike. Sipas Ahmetit “ka zëra që thonë se ky mund të jetë kontribut”, duke bërë kështu të njohur se ai është nën presion të madh.

Ne nga të gjitha aspektet e kemi analizuar tërheqjen e pjesëtarëve të ekzekutivit të Bashkimit Demokratik për Integrim të shohim se sa mund të kontribuojë në zhbllokimin e situatës sepse ka zëra që kjo mund të jetë një kontribut. Ne do të konsultohemi me të gjitha partitë dhe ekspertët se çfarë mund të prodhojë ky veprim”, tha ai. Një sinjal ky larg ofertave të Gruevskit, por me shkeljen e syrit që thotë: nuk kam çfarë të bëj.

http://www.alsat-m.tv/bdi-diskutohet-terheqja-e-ministrave/

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Gjithe keto lajme jane konsum vetem per shqiptaret! Ne Europe, ndonese shqiptaret e Maqedonise jane mbi 30% atje, as qe e di njeri se shqiptaret jane nje faktor ne kete shtet! Pse? Sepse shqiptaret luajne bythen sa majtas e djathtas, pa stabilitet!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.