"LSI çështje e dorës së dytë, përplasje vetëm për mediat" (Video)
Edi Rama mohoi që të ketë përplasje me LSI-në për Bashkinë e Kavajës, duke i quajtur me tepër çështje mediatike, sesa një çarje që preokupon vërtet dy partitë në pushtet. Në një intervistë për emisionin "Opinion" ai tha se procesi i përzgjedhjes së kandidaturave është ende në fazën e propozimeve dhe se vendimi për këtë çështje do të merret në ditët në vijim. 18 qershori sipas kryeministrit është një datë e panegociueshme dhe përë këtë arsye mazhoranca do të shfrytëzojë kohën e mbetur për të bërë ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor.
Add new comment