Kequshqyerja e fëmijëve shqiptarë/17.4% në varfëri. Nën moshën 5 vjeç: 39.6% obezë, 91% mungesë jodi

Postuar në 28 Mars, 2017 16:29

Organizata Botërore e Ushqimit, FAO, vlerëson se kequshqyerja e fëmijëve në Shqipëri është problem.

Sipas FAO fëmijët shqiptarë vuajnë nga mugesa e ushqimit, mungesa e ushqimeve të shëndetshme, por edhe nga mbiushqyerja. Gjithnjë sipas Organizatës Botërore të Ushqimit,  17.4 përqind e fëmijëve shqiptarë jetojnë në varfëri të plotë, dhe 2 përqind e tyre jetojnë në familje pa të ardhura, çka e bën të pamundur një mirëushqyerje të tyre. Rreth 39.6 përqind e fëmijëve nën pesë vjeç vuajnë nga obeziteti, si pasojë e dietave jo të balancuara ushqimore që iu ofrohen atyre. Ndërkohë mungesa e jodit është një problem nga i cili vuajnë 91 përqind e fëmijëve nën moshën 5 vjeç, dhe 19 përqind e fëmijëve të moshës parashkollore vuajnë nga mungesa e vitaminës A

raporton RTSH.

Përfaqësuesi i FAO-s për Shqipërinë, Rajmund Jehle, kërkon që qeveria shqiptare të adresojë këto probleme:

“Ka lindur nevoja për ofrimin e një diete të balancuar, dhe për këtë duhet rritur edukimin mbi ushqimin. Aktualisht po ofrohet një program i tillë që rrit ndërgjegjësimin për dieta të balancuara mes fëmijëve të moshës shkollore. Ekzistojnë gjithashtu mundësira të tjera si është pasurimi i produkteve ushqimore. Në SHBA përshembull, qumështi pasurohet duke i shtuar mikro-ushqyes dhe kjo është një masë që mund të merret nga qeveria shqiptare”, thotë ai.

Një tjetër mundësi për adresimin e keqyshqyerjes së fëmijëve, sipas përfaqësuesit të FAO-s është edhe projekti për ofrimin e ushqimeve bio për fëmijët e shkollave, i cili pritet të startojë në disa shkolla pilot të Shqipërisë në fillim të vitit tjetër.

http://rtsh.al/lajme/perfaqesuesi-i-fao-s-per-kequshqyerjen/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.