Rusia futet në Europë me Poseidonin, rivalitet me TAP
Kompania ruse e naftës Gazprom dhe Eni e Italisë nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në lidhje me furnizimin me gaz të Europës dhe Italisë nëpërmjet "Korridorit Jugor të Transportit" të gazit.Memorandumi u nënshkrua në Moskë nga CEO i Gazprom Aleksei Miller dhe CEO i grupit Eni S.P. Claudio Descalaci. Në komunikatën e vet, Gazprom, thotë se "Përditësimi i kontratave konsiston në ndryshimin e pikave të shpërndarjes së gazit që do transportohet përmes Korridorit Jugor."
Kompanitë italiane kanë shprehur synimin për të transferuar pikën e depozitimit të gazit rus nga veriu i vendit në kufi me (Austri) në Italinë jugore. Çështja e ndryshimit të pikave të furnizimit mund të zgjidhet me ndërtimin e linjës së dytë të gazsjellësit Turkish Stream me kapacitet transferimi 15.75 miliardë metër kub gaz në vit. Tubacioni i gazit që do të bëjë ndryshimin e linjës me emërtimin Poseidoni do të kalojë nga Greqia dhe nëpërmjet tubacionit nënujor do të shkojë në jug të Italisë.
Më herët nënkryetari i Gazprom Aleksander Menventief kishte deklaruar se Gazprom është e gatshme të diskutojë me kompanitë evropiane çështjen e shfrytëzimit të gazsjellësit TAP për të furnizuar Evropën me gaz natyror përmes Turkish Stream. Sipas tij kapaciteti transmetues gazsjellësit TAP është 10 miliardë metra kub në vit dhe mund të rritej në 20 miliardë metër kub në vit. Megjithatë tani Rusia thotë se i jep përpërësi versionit të Poseidon për furnizimin e Europës me gaz.
Çfarë është "Poseidon"
Tubacioni i Poseidonit parashikohet të jetë një burimet e furnizimit me gaz që do të kontribuojnë në diversifikimin dhe sigurinë e furnizimit me gaz në kontekstin e të ashtuquajturit "Korridori Jugor". Tubacioni është projektuar të transportojë deri në 14 miliardë metra kub gaz në vit nga Lindja, Mesdheu Lindor, Lindja e Mesme dhe rajoni i Kaspikut për në Itali dhe në Evropë nëpërmjet Turqisë dhe Greqisë. Ai do të ketë një gjatësi prej 270 km dhe fillon nga stacioni i kompresimit pranë bregdetit të Thesprotisë, ku ajo lidhet me Sistemin gazit Kombëtar Grek. Tubacioni kalon shelfin kontinental në Detit Jon në anën italiane dhe ngushticën e Otrantos, për të mbërritur në lindje të Otrantos.
http://www.protothema.gr/greece/article/664801/rosia-meso-elladas-i-paro...
Add new comment