Miratohen katër ministrat e rinj. Asnjë votë kundër për Fatmir Xhafën. Mungon Meta dhe PDIU
Parlamenti i Shqipërisë ka votuar sot katër ministrat e rinj duke i dhënë fund debatit dhe dilemës që lindën kryesisht nga emri i Fatmir Xhafës. Ky i fundit zëvendëson Sajmir Tahirin në Ministrinë e Brendshme, mori 76 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në një votë ku mungoi PD-ja dhe PDIU-ja. Ogerta Manastirlu që emërohet ministre e Shëndetësisë, mori 79 vota, Eduard Shalsi në detyrën e ministrit të Çështjeve Vendore, mori 76 vota, kurse Olta Xhaçka në detyrën e ministres së Mirëqënies Sociale, 79 vota pro.
Duhet thënë se gjatë votimit, pati dy vota kundër për shkarkimin e Blendi Klosit.
Add new comment