Koha për Partneritetin Ballkanik. BE-ja të ndërmjetësojë problemet kufitare në Ballkan

Postuar në 22 Mars, 2017 16:48

Ballkani duket se ka hyrë në modën e analizave kur vjen puna të flitet për Europën. Kjo e fundit po provon edhe njëherë dobësitë e veta duke mos arritur të shtrijë standardet e demokracisë dhe stabilitetit edhe në këtë rajon të saj. Por Europa duhet të merret me Ballkanin, sado e bezdisshme është kjo gjë.

Në një opinion në “Project-Syndicate”, ish-kryeministri suedez, Carl Bildt përqendrohet te rajonin ynë, te trashëgimia e tij konfliktuale dhe te integrimi i mbetur ende në mes të rrugës. Sipas tij, deklarimi i presidentit të tanishëm të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker se gjatë mandatit të tij nuk do të kishte më zgjerim,  ishte teknikisht korrekt, por politikisht shkatërrimtar. Të vrasësh shpresën është shumë e rrezikshme në politikë dhe me sa duket Juncker si sarhosh që është dhe pak shakaxhi, e ka bërë dëmin. Bildt e shtron çështjen e sigurisë në Ballkan edhe duke rrëfyer detaje personale. Ai ka qenë i dërguar i BE-së për Ballkanin, bashkëdrejtues i Konferencës së Dejtonit dhe tregon sesi vitin e kaluar, ndodhej në një vizitë jozyrtare në Bosnje, ku u pyet nga dikush nëse do të kishte sërish luftë në Ballkan.

Në asnjë mënyrë, ju përgjigja. Por më tej edhe të tjerë më bënin këtë pyetje dhe nisa të shqetësohesha”, shkruan Bildt.

Duket se ish-kryeministri suedez është bërë esëll në vizitën e fundit aq sa ka sjellë në kujtesë atenatitn e Princip, për të hamendësuar se shkëndijat e luftës kësaj radhe mund të ndizen në Shkup. Dhe kësaj radhe në mes janë shqiptarët. Nuk ka rrugë tjetër për të frenuar degradimin drejt luftës, konfliktit, apo kaosit, veçse risigurimit dhe riafirmimit të perspektivës europiane, përshpejtimit të anëtarësimitë të vendeve të rajonit në BE.

Zgjerimi i mëtejshëm i BE-së është imperativ...Ne duhet të ndjekim modelin e Partneritetit BE-Lindje me krijimin e Partneritetit Ballkanik, duke mbajtur përherë në tryezë anëtarësimin. Ndërkohë BE-ja duhet të rrisë angazhimin e vet politik në rajon. Mund ta nisë nga ndërmjetësimi i problemeve të vogla kufitare...”, sugjeron Bildt.

https://www.project-syndicate.org/commentary/eu-balkans-growing-instabil...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.