Vazhdon eksperimenti me Ballkanin: Procedurë urgjente pranimi në BE për Malin e Zi?

Postuar në 20 Mars, 2017 15:01

Media të ndryshme në Mal të Zi po raportojnë se fqinji ynë veriperëndimor mund të përfitojë hyrjen në BE përmes një procedure urgjente. Lajmi shpërndahet edhe nga siti European Western Balkans që financohet nga projekte të BE-së dhe referon si burim të parë gazetën “Dnevne Novine”. Gazeta deklaron se ka informacione nga administrat e Bashkimit Europian që thonë se procesi i pranimit mund të reduktohet nga 5 vjet në 3 apo dy. Ideja fillestare i atribuohet kryeministrit sllovak, Robert Fico dhe ka nisur të riqarkullojë së fundmi. Lajmi po ashtu i bën jehonë shqetësimeve të ngritura nga kryeministri malazez Dushko Markoviç, i cili në samitin e Sarajevës disa ditë më parë kërkoi që BE-ja të jetë më shumë prezente në rajonin tonë për të përballur ndikimin rus.

Pershpejtimi eventual i procedurave për Malin e Zi është një shembull për frikën e BE-së: ky është një vend i vogël me 650 mijë banorë i cili ciladoqoftë situata institucionale e tij, nuk ndikon në peizazhin e përgjithshëm. Një nxitje edhe për vendet e tjera që të ecin më shpejt dhe një karrem i mirë edhe për shoqëritë apatike të Ballkanit Perëndimor që mbajnë përherë sytë nga qielli. Në çdo rast kjo është një ide që nuk dihet nëse do të miratohet dhe vihet në zbatim.

https://europeanwesternbalkans.com/2017/03/20/montenegro-to-join-eu-thro...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.