Trump: Gjermania i ka borxhe SHBA-ve dhe NATO-s
Gjermania i detyrohet "shuma të mëdha parash" NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të cilat i "sigurojnë mbrojtje shumë të fortë dhe shumë të kushteshme" deklaroi presidenti amerikan Donald Trump, një ditë pas takimit të tij me Angela Merkel.
Në dy tëeets, presidenti amerikan shkruan se "Shtetet e Bashkuara duhet të paguhen më shumë për mbrojtjen shumë të fortë dhe shumë të kushtueshme që i ofrjonë Gjermanisë!".
Në tëeet-in e parë u ai tha se kishte një takim të "shkëlqyer" me kancelaren gjermane në Uashington, në kundërshtim me atë që shumë vëzhgues e panë si një takim të tensionuar, duke theksuar dallimet mes dy udhëheqësve në veçanti me çështjet e tregtisë dhe emigracionit.
Një ditë më parë Merkel ka siguroi Presidentin amerikan se Gjermania do të rrisin shpenzimet mbi 2% të PBB-së për mbrojtjen. "Ne zotohemi sot për këtë objektiv të 2% (të prodhimit të brendshëm bruto - GDP) nga viti 2024", tha Merkel në konferencën e përbashkët për shtyp me Trump.
Add new comment