Shqipëria me njollë në raportin e DASH, Lu kursen kritikat për qeverinë
Shqipëria mbetet një ndër vendet prodhuese më të rëndëishme për marjuanën por edhe rrugë tranziti për kokainën dhe heroinën e destinuar për tregun europian. Ky është vlerësimi që jep Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin për vitin 2016 mbi ludtën kundër prodhimit dhe trafikimit të drogës. Në raportin e sapopublikuar vërehet se vitin e kaluar pati shtim të plantacioneve me kanabis në vend, pavarësisht se autoritetet shqiptare raportuan rritjen e numrit të të arrestuarve dhe rasteve të shkatërrimit të plantacioneve me kanabis.
Kultivimi dhe përdorimi i kanabisit është i vetmi problem shqetësues - thekson raporti, ndërsa nuk ka të dhëna për nivelin e përdorimit të drogërave të tjera përfshirë ato sintetike. Përmenden edhe shifrat e publikuara nga policia shqiptare të luftës kundër drogës, ku veçohet sekuestrimi i 30 tonëve kanabis vitin e kaluar dhe asgjësimi i rreth 2.5 milionë rrënjëve bimë narkotike.
Përmendet edhe numri i të arrestuarve për trafik droge në kufi 1,349 persona ndërsa nën hetim janë vënë 273 persona.Vendet kryesore me të cilat trafikanët shqiptarë kanë marrdhënie janë Italia, Greqia, Turqia dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor konstaton raporti. Duke qenë në dijeni të kësaj situate, ambasadori amerikan Donald Lu deklaroi se SHBA do të japë mbështetje në luftën kundër drogës, duke kursyer kritikat për përgjegjësitë,
Add new comment