Eksploziv me postë ministrit gjerman të Financave
Komploti i Celulave të Zjarrit ka marrë përsipër përgjegjësinë për dërgimin e paketës me eksploziv në zyrën e ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schauble."Ne i dërgojmë një pako bombë ministrit të Financave të Gjermanisë në kuadër të aktit të dytë të prokektit Nemesis"- shkruhet në deklaratën e organizatës.
Të mërkurën autoritetet gjermane u vunë në alarm pasi gjetën një pako me eksploziv në Ministrinë gjermane të Financave. Pako e dyshimtë ndodhej në dhomën e postës së Ministrisë dhe ishte drejtuar personalisht ministrit ëolfgang Schauble. Letra mbante përsipër adresën e zv/kryetarit të Demokracisë së Re, Adonis Georiadis dhe siç pranoi ai fatkeqësisht pako ishte dërguar nga terroristët në emër të tij. Ndërkohë raportohet për një shpërthim me eksploziv në zyrat e FMN-së në Paris nga një pako bombë. Dyshimet janë se të dyja aktet kanë lidhje me njëra tjetrën.
http://www.cnn.gr/news/ellada/story/72143/analipsi-eythynis-gia-to-pagid...
Add new comment