Droga dhe krimi, dy pritmëritë e SHBA për ministrin e ri të Brendshëm. Asnjë shqetësim për zgjedhjet
Droga dhe krimi i organizuar – këto janë sipas përfaqësuesit amerikan në Tiranë, dy pritmëritë për ministrin e ri të Brendshëm, Sajmir Tahiri.
“Nëse zoti Xhafaj punon në mënyrë agresive kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar, ai do të ketë mbështetjen tonë të plotë. Ne kemi punuar ngushtë me zotin Xhafaj si kreu i komisionit të ligjeve të kuvendit dhe për reformën në drejtësi”, tha për Zërin e Amerikës, ambasadori Donald Lu.
Ai nuk ka përmendur diçka tjetër për përgjegjësitë e ministrit të Brendshëm, siç janë ato që lidhen me zgjedhjet, e për të cilat opozita e drejtuar nga Partia Demokratike, po proteston dhe po shkon drejt kërcënimit për bojkotim.
Add new comment