Demonstratat e 1991-t dhe disa të dhëna për terrorin jugosllav: 80% e të burgosurve politikë ishin shqiptarë

Postuar në 11 Mars, 2017 19:00

Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka publikuar sot në gazetën “Koha Ditore” një shkrim ku rendit disa mendime për Pranverën Shqiptare të 981-it, siç e quan ai. Fjala është për demonstratat e Kosovës që vunë në lëvizje një nga ngjarjet dramatike të para pas vdekjes së Titos. Vlerësimet e Krasniqit kanë rëndësi, qoftë sepse vijnë nga një dëshmitar, por edhe sepse në disa momente, ato synojnë t’i kujtojnë opinionit se Jugosllavia titiste nuk ishte aq e shkëlqyer sa ç’dukej nga jashtë.

Jugosllavia socialiste e Titos, me sjelljet e saja ndaj shqiptarëve ka konfirmuar sesa të rreme e kishte shkëlqimin e saj të jashtëm, për gjoja zgjidhjen e drejtë të çështjes nacionale. Ata që ishin brenda saj, në kazanin e quajtur Jugosllavi, e dinin më se miri sesa sistem i kalbur ishte nga brenda vetadministrimi jugosllav i Tito-Kardelit. Atë sistem që nga fillimi e ka përcjellë një krizë e përhershme politike, ekonomike, sociale e kombëtare. Ndërsa çështja shqiptare ishte dhe mbeti problemi më i rëndë deri në çlirimin e Kosovës më 21/22 qershor të vitit 1999”, shkruan Krasniqi.

Kjo është një tezë e afërt me tezat e historiografisë së Shqipërisë komuniste. Krasniqi shkruan me një qasje disi të re kur thotë se “pas Luftës së Dytë Botërore, viset shqiptare padrejtësisht aneksohen nga Jugosllavia e AVNOJ-it dhe u copëtuan në tri republika (Serbi, Maqedoni e Mal të Zi) e në një Krahinë Autonome (Kosova), madje fillimisht as krahinë, por “oblast” (provincë!)”. kjo pasi pas luftës së II Botërore, u konfirmuan kufijtë e paraluftës dhe termi aneksim këtu ngjan disi i paargumentuar në planin juridik. Krasniqi i quan demonstratat si ngjarje kulmore, që tërhoqën vëmendjen e botës demokrtike dhe shkundën Europën Lindore. Sipas tij demonstratat u tradhëtuan nga elita kosovare e cila mbajti anën e Beogradit. Kërkesa për Kosovën Republikë konfirmon për politikanin kosovar natyrën paqësore të tyre, ndërkohë që ai nuk përmend në asnjë moment një rol të Shqipërisë zyrtare. Si ilustrim për terrorin jugosllav, Krasniqi përcjell disa statisitika me rëndësi:

Gjatë viteve 1981-90 janë vrarë 183 qytetarë e 63 ushtarë. U dënuan 1.346 ushtarë, kurse për kundërvajtje politike u përgjigjën dhjetë mijë qytetarë, mbi 700.000 u morën në biseda informative nga UDB-a Jugosllave. Mbi tre mijë e pesëqind veta morën mesatarisht nga 7.1 vjet burg, që i bëjnë gjithsej njëzet e pesë mijë vjet burg apo 250 shekuj. Në vitin 1986 Kosova(sot Republika e Kosovës) e kishte numrin më të madh të të burgosurve politikë në të gjithë Evropën, përfshirë këtu edhe Bashkimin Sovjetik. Në burgjet jugosllave më shumë se 80 % e të burgosurve politikë ishin shqiptarë ndërsa në strukturën e përgjithshme të popullsisë merrnin pjesë me 6-7%. Janë këto shifra që jo vetëm demaskojnë periudhën e “artë” të vetadministrimit jugosllav, por edhe akuzojnë të gjithë tellallët e politikës jugosllave. Ka nga ata që e vajtojnë edhe sot e kësaj dite krijesën Jugosllavi. Në vitet 1990/91, mbi shtatëmijë nxënës e studentë u helmuan me helme të ndryshme lufte, mbi njëqind e njëzet mijë punëtorë u larguan nga institucionet e veta të ndërtuara me djersën e mundin e tyre dhe të popullit tonë

shkruan ai.

http://www.koha.net/veshtrime/5017/pranvera-shqiptare-81-nje-drejtim-i-r...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.