Ministri i Jashtëm austriak: Për imigrantët të krijohen qendra pritëse në Egjipt, Gjeorgji apo në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 05 Mars, 2017 22:16

Ministri i Jashtëm Sebastian Kurz propozon krijimin e qendrave të pritjes për refugjatët në Gjeorgji apo në Ballkanin Perëndimor. Ai e ka hedhur këtë ide gjatë një interviste për gazetën “Bild am Sonntag” duke dëshmuar vizionin e mbajtjes të pastër të Europës. 

Nuk është kaq e rëndësishme se ku ekzaktësisht do të jenë këto qendra. E rëndësishme është që vendet pritëse do të sigurojnë mbrojtje dhe se njerëzit që përpiqen të kalojnë ilegalisht drejt Europës, do të dërgohen pas aty. Ndërtesat do të ishin në vende si Egjipti, Gjeorgjia apo diku në Ballkanin Perëndimor” tha Kurz, raporton agjencia “Sputnik”.

https://sputniknews.com/europe/201703051051284163-austrian-fm-unexpected...

Sipas tij politika gjermane është e gabuar, pasi duke krijuar qendra në Europën Qendrore, imigrantë të tjerë inkurajohen për të ardhur. Për këtë arsye Kurz ka idenë i teresante për ta dekurajuar valën migratore disi më larg. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.