Al-Baghdadi pranon humbjen e ISIS?
Duket se drejtimi fetar dhe politik i Shtetit Islamik po njeh rënien drastike në terren. Të paktën këtë raporton agjencia ruse “Sputnik”, e cila referon një burim mediatik irakne, rrjetin “Alsumaria”, sipas të cilit lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, ka mbajtur një fjalim që cilësohet si fjalim lamtumire.
“Al – Baghdadi ka pranuar se organizimi i ISIS ka pësuar humbje në përplajest e fundit në Irak”, shkruan “Sputnik”. Ai madje thuhet se ka bërë thirrje që militantët të strehohen maleve.
Burimi i supozuar që ka dhënë këtë informacion ka vlerësuar se fjalimi vjen pas humbjes së ISIS në provincën e Nineveh, duke humbur kështu edhe një bazë operative. Duhet thënë se lajmi i ndihmon si argument zbatimit të marrëveshjes së Astanas, që e sheh çështjen siriane si zgjidhje diplomatike mes Rusisë, Turqisë dhe Iranit. Agjencitë iraniane të lajmeve raportonin sot komente se Turqia synon zgjerimin territorial në Siri, ndërkohë që administrata amerikane e Trump ka shpallur mposhtjen e ISIS si përparësi. Lajmi se lideri i ISIS ka deklaruar humbjen i heq kësaj përparësie lëndën e parë dhe sugjeron mbajtjen larg nga Lindja e Mesme të SHBA-së. Mbetet për t’u parë nëse Shteti Islamik do të transferohet gjetkë, apo do të rigjenerojë celula të reja radikale.
https://sputniknews.com/middleeast/201703011051148574-iraq-mosul-daesh-l...
Add new comment