Machine Learning, kompjuteri shkruan kodin e tij të programimit duke huazuar nga programe të tjera
Duket se një hap tjetër me rëndësi është hedhur në fushën kompjuterike. Një sistem i machine learning – fusha e cila merret me aftësimin e Inteligjencës Artificiale të mësojnë pa qenë paraprakisht të programuar – ka arritur të përftojë aftësinë për të shkruar kode vetë. Sistemi i quajtur, DeepCoder, realizuar nnga Microsoft dhe kërkues në universitetin e Cambridge, arriti të zgjidhë detyrat e vëna për programim.
Implikimi i kësaj arritjeje duket se është i jashtëzakonshëm dhe mund të sjellë transformime të mëdha. Sipas kërkuesve avancimi në këtë nivel u jep mundësi të gjithë njerëzve që nuk dinë të programojnë që idetë e tyre t’ia japin për zgjidhje këtyre sistemeve, të cilët mandej i kodojnë për të dhënë zgjidhjen e kërkuar. Pra përshkruan idenë dhe është sistemi që e realizon atë. Në thelb kjo është një programues për çdo kompjuter, por pa patur nevojën e mësimit të vështirë të programimit. Është e parashikueshme qysh tani ekonomia pas kësaj “industrie të re”, por edhe kreatitiviteti potencial që mund të gjenerohet.
DeppCoder përdor një teknikë që quhet sinteza e programit; krijim i programeve të reja duke bashkuar rreshta kodesh të marra nga softe ekzistuese. DeepCoder mësoi se cilat pjesë kodi duhet të përdorte për të arritur një detyrë të vënë duke skualifikuar pjesët e tjera.
https://www.newscientist.com/article/mg23331144-500-ai-learns-to-write-i...
Add new comment