Kreu i CIA-s: Agjencia nuk i ka fshehur, nuk i fsheh dhe nuk do t’i fshehë informacione Presidentit
Kreu i CIA-s Mik Pompeo ka hedhur poshtë si të pavërteta raportimet se agjencia nuk po i raporton gjithçka presidentit Donald Trump.
“CIA nuk fsheh, as ka fshehur dhe nuk do të fshehë kurrë informacione nga presidenti…Nuk kemi dijeni nëse ndonjë instancë e shërbimeve e ka bërë këtë gjë”, tha ai në një deklaratë bërë sot.
Lajmi fillimisht u përhap nga gazeta “The Wall Street Journal” sipas të cilës disa zyrtarë të shërbimeve inteligjente nuk I raportojnë më Trump. Ndërkohë që në disa media po flitet për një revoltë të shërbimeve kundër presidentit, duke sugjeruar për publikun një klimë permanente tensioni. Në të vërtetë tension ka, por ai është tensioni i humbësve që nuk po dinë të orientohen e që po kërkojnë shpëtim te Fake Neës kundër të cilave flasin kaq shumë.
Fox News raporton se informacioni ditor për presidentin zakonisht nuk përfshin metodat e mbledhjes së informacionit, as burimet, por kjo është lexuar si mungesë besimi. Në fakt deklarata e Pompeos i jep fund këtij spekullimi, të paktën për tani, pasi është e qartë se presidenca Trump do të përballet me goditje të vazhdueshme nga një grupim që po kërkon me çdo kusht shkaqet që do të çonin në kërkesën për shkarkim.
Add new comment