Angazhimi ynë, mashtrimi ynë! (Video)

Postuar në 15 Shkurt, 2017 21:21

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri organizoi një takim të hapur me gazetarët për të folur mbi ecurinë e sektorit energjetik. I pyetur pse nuk u përmbush premtimi për uljen e TVSH-së për energjinë në masën 6% siç është parashkruar në programin elektoral të Partisë Socialiste, ministri i linjës tha se rritja e çmimit të energjisë dhe operacioni për disiplinimin e pagesave ishte maksimumi që kjo qeveri mund të bënte për shqiptarët në mandatin e parë.

“Nuk mundëm dot ta bënim në këtë mandat, kishte shumë probleme sektori i energjisë, mandatin tjetër do të shohim uljen e saj...”- tha Gjiknuri. Në fakt ai që duhej të shpjegohej për këtë angazhim të pakryer është kryeministri, shpikësi dhe premtuesi i mrekullive të tilla, për të cilat ministrat janë të detyruar të gjejnë nga një përgjigje.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.