Dy ish-komando pjesë e bandës së grabitësve të Qafë Kasharit (Video)
Ministri i Brendshëm e përcolli me jo pak entusiazëm kapjen e 4 prej 6 autorëve të dyshuar të grabitjes së 3.2 milionë eurove të Qafë Kasharit. Ai tha se kjo është policia që duam. Ditjon Memlika dhe Neim Avdulaj, ish-komando në Forcat Ushtarake, pjesëmarrës në misione në Afganistan, janë dy prej autorëve të dyshuar për grabitjen e Qafë Kasharit në rrugën e Rinasit. Ata u kapën së bashku me dy grabitës të tjerë në një superoperacion të policisë. Ndërsa dy anëtarë të grupit janë shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë:
• Fation Xhyliu , 33 vjec, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës në Shpsf “Rogat”
• Ditjon Memlika, 31 vjec, lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake
• Neim Avdulaj, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit.
• Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.
U shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M.A., dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre.
Operacioni i Policisë së Tiranës dhe Drejtorisë Kundër Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës u zhvillua në Vorë, Prezë, Fushë Krujë, Lushnjë e Vlorë. Ai përfshiu edhe Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë. Ky grup është përgjegjës edhe për grabitjen e 3 dhjetorit 2015, ku u sulmuan me armë eskorta e vlerave monetare Rogat Security, në aksin Tiranë- Rinas, në afërsi të Qafës së Kasharit.
Add new comment