Dorëhiqet Këshilltari i Trump për Sigurinë Kombëtare
Pa u mbushur 1 muaj nga ceremonia e betimit, presidenti amerikan Donald Trump pëson "krizën" e parë brenda kabinetit. Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Majkëll Flin ka dhënë dorëheqjen, nën hijen e dyshimeve se diskutoi me ambasadorin rus çështjen e sanksioneve të SHBA ndaj Moskës, disa javë para se Trump të merrte detyrën.
Sanksionet ndaj Rusisë i kishte lajmëruar ish-presidenti Obama dhjetorin e kaluar kur vendosi dëbimin e 35 diplomatëve rusë si kundërpërgjigje ndaj ndërhyrjes së Moskës në zgjedhje. Flin mohoi të ketë patur një bisedë tpër çështjen e sanksioneve me ambasadorin rus, duke thënë se me të diskutoi vetëm për përgatitjen e një bisede telefonike mes presidentit Trump dhe atij rus, Vladimir Putin. Sipas Washington Post, zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë kishin informuar qeverinë se Flin mund të ishte i ndikuar nga rusët, ndërsa New York Times theksojnë se ushtria kishte hetuar pas dyshimeve se në vitin 2015 Flin mund të ketë marrë para nga rusët.
Add new comment