Rama nxjerr Topin: Lu nuk e ka personale me Llallën
Një partie "djathtë" e frymezuar nga idetë majtiste të Edi Ramës i shtohet debatit mbi përplasjen e ambasadorit amerikan Donald Lu me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. është Bamir Topi, politikani që nga nënkryetar i PD-së u bë president dhe tani po gjen mea culpa tek Partia Socialiste dhe Edi Rama. Gjithsesi fushat nuk janë të ndara dhe siç thotë Topi llogaritë matematike i dalin mirë po të jetë në koalicion me Partinë Socialiste.
Topi ka dhënë një intervistë për gazetën Mapo ku duke iu referuar përvojës thotë se qëndrimet e Donald Lu nuk janë personale, por të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Nuk mund të interpretoj notat personale të debatit. Për sa unë njoh politikën dhe shtetin kam bindjen se në mënyrën e sjelljes së përfaqësuesve të partnerit tonë kryesor SHBA, asgjë nuk vjen me nota personale. Është në kulturën politike të atij vendi të madh funksionimi me gjuhë institucionale dhe të fortë e të drejtpërdrejtë. Miqtë tanë e kanë deklaruar qartë se kanë vendosmërinë të bëjnë Reformën në Drejtësi shpejt, fort dhe pa mëdyshje. Edhe bindja ime është që kjo reformë nuk do të mund të ndalet dhe për asnjë arsye”- thotë Bamiri duke mbajtur ison e pushtetit. Ndërsa arsyeja që ka zgjedhur Partinë Socialiste për koalicion dhe jo Partinë Demokratike është si më poshtë:
"Është në të njëjtin shtrat të pa ajrosur, ku ambiguiteti në mendime dhe sidomos në vendimmarrje, sipas meje nuk jep shpresë për çlirim nga ‘prangat’ e frymës totalitare që mbizotëron në sjelljen e saj”, tha Topi për “Mapo”.
Add new comment