Mesazhi i Mogherini-t: Pakt kombëtar për zbatimin e reformës në drejtësi

Postuar në 11 Shkurt, 2017 10:11

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini tha në Uashington se shpreson që politikanët në Shqipëri të shfaqin unitet për zbatimin e reformës në drejtësi. Ajo vlerësoi votën unanime për reformën në drejtësi duke e quajtur miratimin, “një hap historik për vendin”. Por ajo tha se tani fokusi duhet të jetë tek zbatimi i saj.

“Natyrisht ajo që është e rëndësishme për ne është që i njëjti unitet dhe e njëjta vendosmëri të tregohen për zbatimin e reformës dhe kam besim që vendi mund ta gjejë forcën në institucione që ta bëjë një gjë të tillë, sepse e di se sa e rëndësi ka për shqiptarët kjo reformë. Ne të gjithë mendojmë se ajo është vendimtare për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, tha Mogherini.

Sipas saj,  rruga për integrimin e Shqipërisë është e hapur nëse reforma zbatohet. Mogherini gjysmë me shaka iu referua marrëdhënieve të vështira politike në vend, duke shprehur shpresën që ajo të realizohet me një ndjenjë bashkimi kombëtar. “E di që ky nuk është sporti i preferuar në Shqipëri, por mendoj se kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve, kjo është një domosdoshmëri”-theksoi shefja e BE-së

Comments

Submitted by Artan (not verified) on

Shqipetaret u bashkuan te gjithe se bashke ne Lidhjen e Lezhes ne vitin 1444 per te larguar Turkun, ne vitin 2013 ne marreveshjen e 1 prillit per te larguar Saliun dhe salizmin! Ne te dy rastet bashkimi ishte shume efektiv sepse kishte Evropen perendimore dhe vlerat e saja si inspirim! Tani ka ardhur koha qe PS dhe LSI ti lene problemet dhe divergjencat, ti bashkojne te gjithe shqiptaret, te bejne Vetingun dhe ta bejne Shqiperine europiane, pa ndikime sllavo-greko-islamike! Rama dhe Meta, kete, i'a kane borxh ketij popull!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.