“Shqipja në zona ku ka 20% shqiptarë”. Gruevski thotë se kjo është diskutuar me Ahmetin
Ish kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka zbardhur sot disa nga diskutimet që ka zhvilluar me Ali Ahmetin. Në ndryshim nga sa thuhet Gruevski sqaron se ai ka pranuar që shqipja të përdoret aty ku ka 20% shqiptarë.
Diskutuam për atë që gjuha shqipe të përdoret në komunat ku jetojnë 20% shqiptarë. Por, jo vetëm shqiptarë, por edhe atje ku jetojnë të paktën 20 % e bashkësive të tjera, turq, rom, serbë, boshnjak, vlleh e të tjerë. Të gjitha bashkësitë e tjera që në disa komuna kanë më shumë se 20%, edhe ato të fitojnë diçka, nëse tashmë duhet diçka të përmirësohet ose nëse duhet të pranohet ide e re për përdorim të mëtutjeshëm të gjuhëve tjera në Maqedoni përveç maqedonishtes
deklaroi Gruevski.
http://www.alsat-m.tv/gruevski-kembengul-per-zgjedhje-te-reja/
Nëse e kuptojmë drejt ish-kryeministri maqedonas ka propozuar që shqipja të përdoret duke patur një kufi minimal demografik në zonat përkatëse, por jo si gjuhë e dytë zyrtare në të gjithë territorin. Mund të pyetet se përse ka refuzuar Ahmeti dhe çfarë pret ai tashmë nga Zaev. Duket se destabilizimi i Maqedonisë me prezantimin e termave absolutë është një projekt që duket hapur e që fshihet pas këtij poshtërimi që u bëhet sllavëve e nga i cili shqiptarët nuk kanë për të fituar gjë.
Add new comment