Trump – Presidentit iranian Rouhani: Bën mirë të ketë kujdes!
Raportet mes SHBA dhe Iranit janë tensionuar edhe më tej nga përplasja verbale mes dy presidentëve. “Kushdo që i drejtohet Iranit me kërcënime do të pendohet”, citohet të jetë shprehur presidenti iranian, Hasan Rouhani.
“Do bëjë mirë të ketë kujdes”, ka qenë replika e presidentit amerikan Donald Trump, shkruan agjencia “Reuters”. Irani ka qenë përherë një nga pikat e goditjes së Trump edhe në fushatë. Më 2 shkurt ai tërhoqi vëmendjen për thyerjen e marrëveshjes nuklerare nga Irani me testimin e raketës balistike që u pa nga SHBA si përpjekje për të krijuar kapacitetin bërthamor.
Add new comment