Qentë le të lehin, karvani shkon përpara/Media, aktori më i besueshëm për raportimin e shkeljeve

Postuar në 10 Shkurt, 2017 09:52

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë publikon sot atë që e quan Indeksi i Pandëshkueshmërisë  që sipas tij është shumë i lartë. Kjo bazuar në perceptimin e përgjithshëm që shkon deri në 94% të të intervistuarve.

“Lidhur me skenaret e propozuar mbi shkelje te ndryshme te zyrtareve, vihet re nje mungese besimi lidhur me ndeshkueshmerine e ketyre rasteve. Perjashtim ben ‘besimi ne ndeshkueshmeri per skenarin e akuzave per deputete te inkriminuar‘, me nje rritje prej 43 pikesh ne krahasim me 2014”, thuhet në këtë publikim.

Kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e masave të marra në kuadër të procesit të dekriminalizimit që ka katalizuar largime nga Parlamenti dhe hapje të hetimeve penale.

Me interes është theksimi që i bën Fondacioni sondazhit mbi rolin e media. Bie besimi në media, cilëson Fondacioni, ndonëse ka disa kritere që ndërthuren:

Së pari, sipas publikimit, televizioni mbtetet medium kryesor dhe me më shumë ndikim.

Së dyti, referimi i rrjeteve sociale që shpesh “ngatërrohen” me median tradicionale, është rritur me 42% në vitin 2016.

Së treti media sipas këtij publikimi vijon të mbetet në krye sa i përket besimit të qytetarëve në raportimin e shkeljeve të ligjit nga zyrtarë të lartë.

Konkretisht 69% e të pyeturve listojnë median në krye të aktorëve që raportojnë shkelje ligjore, 12% Policinë e Shtetit, 4% shoqërinë civile, që barazohet në këtë tregues perceptimi me Prokurorinë, institucionet shtetërore.

Për median sondazhi ka shtruar disa pyetje ku spikat me 83% pohimi se “media në Shqipërië bën një punë të mirë në hetimin dhe raportimin e shkeljeve nga persona me pushtet”, një rënie me 2% në krahasim me vitin 2014. Ndërkohë pohimi “Zyrtarët e lartë ushtrojnë presion politik te media në Shqipëri duke penguar hetimin dhe raportimin e abuzimeve me pushtetin te publiku”, pranohet në masën 83%, 2% më shumë sesa në vitin 2014. Pubklikimi ka vlerën e vet pasi hedh dritë mbi situatën e përgjithshme në vend ku perceptimi mbi institucionet është po aq negativ, ndonëse nuk pranohet nga qeveria, ndërkohë që atë 2% e rënies në besim mundet t’ia faturojmë edhe propagandës direkte të kryeministrit që sulmon median duke nxitur idenë se ajo është problemi. "Qentë le të lehin, karvani shkon përpara". 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.