Ndërhyrja në punët e brendshme nga fqinjët, presidenti maqedonas i ankohet eurokomisionerit Hahn
Pas Ministrisë së Jashtme maqedonase edhe presidenti I vendit, George Ivanov, ka deklaruar se disa vende fqinje po ndërhyrjnë në punët e brendshme të këtij vendi. Ivanov ka përcjellë këto shqetësime në takimin e tij me eurokomisionerin Hahn, duke kërkuar dënimin e akteve të tilla.
“Tejkalimi i krizës politike është me rëndësi kyçe për Republikën e Maqedonisë që të mundet tërësisht të përkushtohet në reformat evropiane dhe të vazhdojë në realizimin e qëllimeve euroatlantike. Në kontekst të gjendjes aktuale, presidenti Ivanov ka shfaqur pakënaqësi nga mungesa e dënimit publik të përzierjes në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë nga ana e disa vendeve fqinje”, thuhet në njoftimin e Presidencës maqedonase, raporton Tv Alsat.
Një nga këto vende është Shqipëria, drejtues politikë të së cilës kanë presuar faktorin shqiptar në krijimin e koalicioneve me partitë maqedonase.
Add new comment