Shefi i ri i CIA-s, vizita e parë jashtë vendit do të jetë në Turqi
Mike Pompeo, drejtori i ri i CIA-s, do të zhvillojë vizitën e parë jashtë vendin në Turqi. Njoftohet se ai do të jetë sot në Ankara, pas një bisede telefonike zhvilluar mes presidentin Trump dhe atij turk, Erdogan. Në media po qarkullon një postim në twitter i Pompeo në kohën e grushtit të shtetit në Turqi, ku ai cilëson diktaturë islamike këtë vend.
Viizita merr kuptim në kontekstin e deklaratave të Trump për luftën ndaj ISIS si prioritet kryesor i politikës së sigurisë në SHBA.
Add new comment