Paqja e Astanas, Rusia propozon që Siria të mos jetë më Republikë Arabe në Kushtetutë
Bisedimet e paqes në Astana kanë prodhuar një Kushtetutë të re për Sirinë. Drafti është përgatitur nga Rusia dhe siç raporton agjencia ruse “Sputnik” ai priret nga sintetizimi I interesave të Damaskut zyrtar dhe opozitës siriane.
Drafti sugjeron një Republikë të decentralizuar duke i hequr disa pushtete dhe kompetenca presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe duke zyrtarizuar të drejta për rajonet, përfshirë edhe kurdët dhe etni të tjera joarabe. Ky draft dhe parimi I decentralizimit shihet si zgjidhja e vetme për të shmangur ndarjen e vendit, një opsion që është qarkulluar shumë vitin e kaluar nga zyrtarë të lartë të administratës Obama.
Cilësimi kushtetues i ri ndryshon paradigmën dhe në një farë mënyre shfaqet si model subversiv për një shtet tjetër, Izraelin. Siria nuk do të quhet më Republikë Arabe. Ajo do të jetë një Republikë e re që nuk nominalizon në Kushtetutë dominimin arab. Për analogji, debati i ngjashëm zhvillohet në Izrael që e njeh veten si shtet i hebrejeve, pork u zhvillohet një antagonizëm me palestinezët që përbën farën e të gjithë tensionit në Lindjen e Mesme.
“Sputnik” citon një profesor turk të Universitetit të Marmarasë, sipas të cilit “Assadit i duhet të heqë dorë nga nacionalizmi arab, pasi ai duhet të mbijetojë”. Eventualisht edhe Izraeli duhet të heqë dorë nga nacionalizmi si formë e strukturimit shtetëror, sa kohë që shteti kryesor që kërcënonte atë, po cedon në themelin e vet të deritanishëm.
https://sputniknews.com/middleeast/201701311050184896-russia-syria-peace...
Add new comment