Nuk ka marrëveshje në Maqedoni. Gruevski kërkon zgjedhje të reja

Postuar në 30 Janar, 2017 01:06

Mediat në Maqedoni njoftojnë se nuk ka një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re mes BDI-së dhe VMRO – DPMNE. Më herët disa media në Tiranë kontrabanduan lajmin se marrëveshja ishte arritur, e madje se Gruevksi kishte pranuar kërkesat e Platformës së partive shqiptare. Nuk munguan madje as deklarata për këtë “arritje historike”.

Në fakt në këto minuta të fundit partia e Gruevskit ka shpërndarë një deklaratë për shtyp përmes së cilës sugjeron kalimin drejt zgjedhjeve të parakoshme të reja.

VMRO-DPMNE bashkë me koalicionin “Për një Maqedoni më të mire”, si fituese në zgjedhjet e fundit, e cila fitoi mbështetjen më të madhe nga qytetarët dhe fitoi gjithashtu numrin më të madh të mandateve, vlerëson se formimi I qeverisë duhet të jetë në funksion të zgjidhjes së krizës politike dhe jo thellimin e saj dhe vlerëson se mbajtja e zgjedhjeve të reja është një vendim i pjekur dhe në funksion të tejkalimit të krizës dhe vënien e reformave në listën e prioriteteve në plan të parë.  Çdo vendim tjetër vetëm se do të sjell deri tek konflikte të reja dhe problem në shoqërin edhe ashtu të ndarë dhe nuk do të jetë në funksion të qëndrueshmërisë dhe zbatimit të cilatdo qëllime programore”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

http://www.alsat-m.tv/mblidhet-komitetit-ekzekutiv-i-vmro-se-milloshovski-sonte-vendosim/

Ndërkohë që drama maqedonase ka aktualisht një subjekt që sugjeron një opsion politik, pra zgjedhjet në kushtet kur i mandatuari Gruevski nuk ka arritur mesa duket të kopsisë marrëveshjen me nacionalistin e portositur të Tiranës, neofitin Ali Ahmeti, komedia i rezervon një vend BDI-së shqiptare.

I pyetur nga gazetarët, zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani, thjesht nuk ka ditur çfarë të thotë.

BDI-ja ka filluar një proces të gjerë konsultativ për të diskutuar 5 opsionet. Debati ka qenë konstruktiv, janë konsultuar anëtarët e partisë por edhe miqtë tonë ndërkombëtarë. Ka disa ditë që në kuadër të kryesisë qendrore po debatohen argumentet pro dhe kundër. Për momentin po them se në mënyrë unanime kemi konstatuar se akoma nuk janë shterur të gjitha argumentet. Do të vazhdojmë debatet dhe konsultimet edhe në ditët në vijim...Për shkak se vendimi është i vështirë dhe delikat, na nevojiten më shumë argumente për tu përcaktuar për njërin nga opsionet”, tha ai.

Mund të pyetet se çfarë konsultimesh po zhvilloka BDI-ja kur ajo parimisht na thotë se në tryezë qëndron Platforma e Përbashkët. Negociatat në këtë rast janë shumë të qarta: ose pranohen kërkesat që rrjedhin nga platforma, ose jo. Në këtë situatë duket se Platforma e propozuar në Tiranë ka mbyllur mundësitë praktike të marrëveshjes me palën maqedonase, pasi është e qartë se një dokument maksimalist siç është Platforma e shqiptarëve, nuk mund të integrohet si pjesë e Kushtetutës dhe parim i qeverisjes nga një parti e pakicës siç është LSDM-ja e Zaevit. Jo pa kosto politike dhe dëme në stabilitetin e Maqedonisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.