Shkëmbimi i territoreve, pro edhe përfaqësuesi politik i shqiptarëve të Preshevës

Postuar në 29 Janar, 2017 12:53

Ideja e shkëmbimit të territoreve po gjen mbështetës të rinj, ndonëse oreksi i retifikimeve të kufijve është liberalizuar shumë. Kreu i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Peeshevë, Jonuz Musliu, thotë se është dakord me shkëmbimin e territoreve duke theksuar se Kosova dhe Shqipëria e kanë braktisur Luginën. 

Ne po kërkojmë bashkim me Republikën e Kosovës, sepse kemi luftën, kemi referendumin, kemi 28 dëshmorë që kanë ra për Luginën e Preshevës nga të gjitha trojet shqiptare, Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës. Unë jam me u bashku në bazë të verdiktit të popullit, në bazë të referendumit, të luftës dhe pjesa e Bujanovcit që dalin në korridorin e 10-të. Ato tri komuna si janë, pa Ujmanin, pa Mitrovicë dhe këto mund t’i bëjë vetëm faktori ndërkombëtar, këto mund t’i bëjnë Amerika dhe NATO-ja, pasi ato i kontrollojnë kufijtë e Kosovës”, deklaron ai, raporton “Koha Ditore”. 

Musliu është i mendimit se Mitrovica dhe Ujmani të mbeten shqiptare, komunat shqiptare të Luginës së Preshevës të kenë akses në hekurudhë dhe në Korridorin 10 dhe se këtë të gjithë duhet ta bëjë NATO dhe SHBA. Ky pazar maksimal sugjerohet prej tij ndërkohë që pranon vetë se Kosova nuk e kontrollon Mitrovicën dhe Luginën e Preshevës dhe ndërkohë që sipas tij Serbia po përgatitet për luftë dhe spastrim etnik. Si do të pranohet ky shkëmbim në këto kushte është e paqartë, ndërkohë që ideja e ndërrimit të territoreve dhe bashkimi eventual i Kosovës së mbetur me Shqipërinë do të ndryshonte gjeopolitikën në Ballkan, por edhe raportet ndërshqiptare, edhe kështu delikate. 

http://koha.net/?id=27&l=154231

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.