Teatri i pajtimit, me bosët politikë të Kosovës e Serbisë
Aty ky pritej të shpërthente lufta, palët e kanë marrë sërisht seriozisht dhe i janë rikthyer bisedimeve të paqes me ndërmjetësimin e Brukselit. Ky ishte teatri i radhës që u luajt me Kosovën dhe Serbinë, trenin dhe autoblindat, Thaçin dhe Nikoliçin, apo Vuçiçin dhe Muastafën. Për Ballkanin nuk janë të çuditshme kapërcimet e tilla emocionale, të cilat e bëjnë të vështirë dallimin e kufirit se ku mbaron serioziteti dhe ku fillon marrëzia.
Pasojat tragjike të këtyre marrëzive janë ende të freskëta. Deutche Welle shkruan se 120.000 njerëz vdiqën në konfliktet ushtarake, nga spastrimit e etnike dhe krimet e luftës që shënuan shpërbërjen e Jugosllavisë. Ata që i mbijetuan shkatërrimit kanë kuptuar se po qeverisen nga politikanë të korruptuar që riaktivizojnë slogane nacionaliste për t’i shërbyer politikës së tyre
Le të vijmë në takimin e së martës në Bruksel. Pas shumë orë bisedimesh ballafaqimi i liderëve të Serbisë e Kosovës u kurorëzua me një foto dhe deklaratën e shefes së politikës së Jashtme të BE, Federika Mogerini se “të dyja palët u pajtuan që dialogu të vazhdojë në respekt, bashkëveprim dhe kuptim të ndërsjellë”. “ Jam e inkurajuar nga lidershipi, vizioni, vendosmëria dhe angazhimi i treguar nga liderët politikë për të adresuar zgjidhjen e problemeve të përbashkëta përmes proçesit të dialogut”-tha Mogherini duke mos na e kursyer humorin në këto ditë të vështira.
Por pa kaluar as 24 orë nga “pajtimi” kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është shprehur se muri në Mitrovicë duhet shembur dhe për këtë nuk do ketë negociata, ndërsa Hashim Thaçi ka folur për armatosje të serbëve nga rusët në veri të Kosovës. http://www.gazetaexpress.com/intervista/thaci-ruset-po-i-armatosin-serbe...
Episodi i tensionit filloi në mes të janarit, kur Hekurudha e Serbisë njoftoi për lidhjen e drejtpërdrejtë hekurudhore ndërmjet Beogradit dhe Mitrovicës. Gazeta “Vreme” e Beogradit thotë se bëhet fjalë për një konfrontim të stisur me përgjegjësinë e të dyja palëve. Sipas saj kryeministri kosovar Hashim Thaçi, i cili përballet me probleme serioze me kundërshtarët e tij politikë dëshmoi se mbetet bosi në Kosovë. Nga ana e tij, Vucic i cili gdhend ikonën e një pacifisti në thelb mbetet nacionalist dhe i vendosur për të mbrojtur interesat e tij. Titulli për ngjarjen sipas gazetës mund të ishte, “Zgjedhjet Stacioni i fundit”. Për shkak se në prill serbët do të thirren përsëri në votime, këtë herë për të zgjedhur presidentin e vendit, si dhe kryebashkiakun e ri të Beogradit. Disa madje spekulojnë se Vuçiç ka menduar seriozisht zgjedhjet e parakohshme, për të shfrytëzuar popullaritetin e tij dhe dominimin mbi mediat në Serbi.
Srmpigianka Tourailits, Profesore në Universitetin e Beogradit dhe një nga aktivistet e njohura të rezistencës ndaj regjimit të Millosheviqit thotë se "kjo është një fushatë fushatë e rrezikshme parazgjedhore”. Sipas saj Evropa vazhdon të mbështesë kryeministrin Vuciç, për aq kohë sa ai hiqet se tregon një frymë kompromisi për çështjen e Kosovës. " Nëse jemi mirë apo jo, nëse jemi të uritur apo jo, nëse kemi apo nuk kemi demokraci, kjo nuk i intereson askujt”- shton më tej Tourailits.
Add new comment