Pirua i Parlamentit shqiptar
Lajmi – foto i disa ushtarëve grekë me origjinë shqiptare që bëjnë shenjën e shqiponjës, ka mbërritur deri te pragu i nuhatjes politike të deputetëve shqiptarë. Që ndonjë gazetar “patriot” që ka marrë përsipër të provojë edhe autoktoninë e reve në Shqipëri të mund të shkruajnë ndonjë fjalë qiriri për këtë ngjarje pritet, por që deputetë të Komisionit të Sigurisë të mbajnë shënim për të kërkuar zgjidhje diplomatike, kjo është diçka që nuk është shumë normale.
Së pari duhet thënë se lajmi foto nuk është marrë vesh si ka dalë në media, ku është shkrepur fotoja etj.. Ka disa raportime dhe deklarata zyrtare nga shteti grek, që fotoja ka për protagonisë disa të rinj me origjinë shqiptare që kanë nënshtetësi greke që kanë bërë Betimin në ushtrinë e vendit fqinj. Simboli i performuar prej tyre është nën uniformë ushtarake dhe gjykimi I tyre duhet bërë sipas Kodit ushtarak, njësoj siç do duhej të vepronte shteti shqiptar nëse ndonjë ushtar – nëse ka të tillë – i ushtrisë së saj do të mbante për këllëf jastëku në kazermë flamurin e Vorio Epirit të Spiro Milos.
Por me tjetër standard mendon deputeti Piro Lutaj:
“Është e disata herë radhazi, që shteti racist grek ndërmerr masa të tilla ekstreme ndaj shtetasve të vet, duke mos iu respektuar liritë themelore të parashikuara jo vetëm në konventat europiane e ndërkombëtare, por edhe në legjislacionin e brendshëm të tyre. Bërja e simbolit të shqiponjës nga rekrutët me origjinë shqiptare, nuk kishte asnje arsye qe të konsiderohej e rrezikshme nga autoritetet greke te Ministrisë së Mbrojtjes.
Është njëlloj sikur autoritetet shqiptare të merrnin masa ndaj dhjetëra flamujve grekë, të cilët janë vendosur kudo nëpër banesa të shtetasve shqiptarë, kryesisht në jug të vendit. Megjithatë ky lloj presioni që vjen nga ministri grek i mbrojtjes, është i përsëritur dhe i ulët, e për më tepër ndaj një fqinji dhe homologu anëtar i NATO-s. E kuptoj pozitën e vështirë politike të Panos Kamenos, i cili ndodhet në pikiatë elektorale, por kjo nuk e motivon atë në përdorimin e gjesteve të tillë në dëm të reciprocitetit mes dy fqinjve për të realizuar qëllimet e tij personale. Shpresojmë për një zgjidhje diplomatike me qeverinë greke të këtij problemi, dhe mospërsëritjen e tij në të ardhmen”, shprehet deputeti socialist.
Sigurisht që për ngjarje të tilla palët nga të dyja anët e kufirit kapin momentin elektoral dhe përvishen për të bërë patriotin. Ndaj nuk kemi pse të presim ndonjë nivel intelektual më shumë se kaq nga Pirro Lutoja i Komisionit të Sigurisë. Vetëm se nëse Kamenos bën fushatë, duhet kujtuar ushtarët kanë nënshtetësi greke dhe për ta përgjigjet shteti grek. Kamenos i pari që është ministër. Çfarë zgjidhje diplomatike do kërkojë Pirro Lutaj? Pse nuk u bë i gjallë ky deputet kur ndodhi kjo ngjarje:
http://www.balkanweb.com/gazetashqiptare/largimet-nga-renea-kmsh-takim-ne-polici/
Pyesim që të paktën t’ia referojë ministrit të Jashtëm Bushati, që mbase nuk sheh dritare për të vepruar kur disa persona në moshë madhore kanë vendosur të shprehin lirisht bindjen e tyre, bashkë me përgjegjësinë që pason.
Z. Lutaj ndoshta duhet ta marrë më seriozisht veten dhe Facebook ku poston pasi të paktën në kohën kur atij i binte të bënte ushtrinë, lodra të tilla në Shqipërinë e asaj kohe dënoheshin jo pak, dhe jo sipas ndonjë kodi komunist, por sipas një norme që e sheh ushtrinë përherë më konservatore dhe të disiplinuar se instiucionet e tjera. Por ndoshta Lutaj është shumë ambicioz dhe po propozon krijimin e degës së PS-së në ushtrinë greke, me ç’rast edhe mund ta votonin online.
Comments
I thoni Pirros qe flamujt
I thoni Pirros qe flamujt greke ne shqiperi, jo vetem i grisin e i djegin po edhe i filmojne dhe i nxjerrin neper fejsbuqe si akte te medha trimerie e patriotizmi. Dy rastet e fundit ne Himare dhe Dropull, nuk kane me shume se 1 muaj. çudi qe i bejne gjithnje naten keto akte dhe flamut i vjedhin neper shtepira pensionistesh te moshuar, po si duket, edhe trimeria do te kete ndonje ndonje nocion tjeter ne enciklopedine shqiptare.
I thoni Pirros qe edhe zborristet me pushke druri te shqiperise te para 25 viteve, ishin me serioze se keta karagjozet duarshqiponja te ushtrise greke.
Shqiponja simbol i kombit.
Spiro milua kerkon aneksimin e jugut qe e ben kete te jashteligjshme kurse te besh simbolin e shqiponjes qe perfaqson kombin tend vetem ne greqire ndodh,
Komenti u miratua thjesht per
Komenti u miratua thjesht per te mos lene keqkuptime, pasi fjalori qe perdor ti, do te duhet te te kishte mbajtur larg faqes. Nje verejtje per anen formale, legale te asaj qe thua, jo per permbajtjen:
Spiro Milo shpalli autonomine e Himares ne tetor 1912. Pavaresia e Shqiperise u njoh me 29 korrik 1913. Pyetja ime eshte: Ku qendron paligjshmeria e veprimeve te Spiro Milos? Nga perspektiva legale edhe Akti i Mevetesise ne Vlore ne ate kohe ishte jo vetem antikushteues, por edhe tradheti, nisur nga fakti se nje pjese e firmetareve ishin zyrtare te Perandorise.
Se dyti: Qeveria shqiptare, apo perfaqesues shqiptare firmosen me 1914 Protokolli ne Korfuzit qe rikonfirmoi ate qe kwrkonte Milo(pak a shume). Me vone natyrisht kjo firme u be nul nga patriotet shqiptare me veprimet e tyre te cilat shpetuan vendin ne formen e dekretuar nga Konferenenca e Londres.
Pyetja eshte: Kush eshte me e paligjshme, akti i Spiro Milos, apo firmat e shtetareve shqiptare?
Se treti: Shqiponja eshte simbol Shteteror, pasi sot qe flasim mund te kete lloj lloj totemesh identifikues. Mjafton te shohim debatin qe vjen nga Kosova.
Simboli i bere me dore nga ushtaret eshte nen uniforme, nuk eshte ne stadium etj.. Na thuhet se shteti grek ka ligjin e luftes ne fuqi me Shqiperine, cka do te thote de facto dhe de jure se ata ushtaret aty, pavaresisht origjines, sterviten njefaresoj edhe qe te luftojne neser kunder Shqiperise. Si mund te tolerohet ky paradoks ne syte e shtetit grek dhe si mundet qe ne syte tane, keta djem te konsiderohen patriote apo njerez qe jane te lidhur me gjakun e vendit ame? Do dezertojne neser ne lufte, apo do shkrepin armen?
E theksoj, kjo per anen formale, pra legale, etike, jo permbajtjen. Pasi eshte e sigurte si dielli qe lind se patriotet e Facebook, te pozave dhe fotove, apo edhe histerikeve anonime ne komente online, eshte kallp. Eshte shprehje frutracioni, pervoje personale, sa kohe te gjithe miratojme dhe votojme hajdutet te cilet mandej edhe i duartrokasim kur behen si eksperte gravurash. Apo kur kryqezojne duart nderkohe qe kane bere betime dhe kane kenduar himne.
Njeriu ka nje komb ne fyt dhe kur hedh nje hap duhet te llogarise mire cfare ben. Perndryshe hajde te bejme tonin Ungjillin e Judes, shkruar sipas midese sone te Haxhi Pishmanit dhe 30 asprave.
Add new comment