PE: Ballkani Perëndimor të mbetet prioritet strategjik për BE-në

Postuar në 24 Janar, 2017 14:57

Ballkani Perëndimor duhet të mbetet prioritet strategjik për Bashkimin Europian. Këtë parashtrim ka bërë në Parlamentin Europian, Komiteti për Çështjet me Jashtë që vlerëson se rajoni në fjalë parqet sfida të mëdha edhe të sigurisë. Marrëveshjet e papërfunduara, marrëdhëniet e brishta ndëretnike, kërcënimi nga radikalizmi islamik, ndikimi rus si dhe mungesa e lirisë së medias dhe dialogut politik, janë çështje të hapura në Ballkanin Perëndimor ku hyn edhe Shqipëria. Komiteti ka kërkuar që BE-ja të rrisë prezencën në këtë zonë, ku së fundmi po konsumohen disa shkëndija konflikti.

Ndërkohë që ky mesazh i shtohet vazhdës së mesazheve të tilla të ngjashme, paqartësitë për BE-në shtohen. Nuk ka një politikë të qartë për zgjerimin, njësoj sikundër edhe për Shqipërinë pasiguria e zgjedhjeve buron ndër të tjera edhe nga rënia e autoritetit të BE-së. Disa vende anëtare mbajnë zgjedhje së shpejti dhe nga sondazhet partitë e ekstremit të djathtë po ecin përpara, duke kërcënuar vetë BE-në.

https://europeanwesternbalkans.com/2017/01/24/ep-western-balkans-must-re...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.