Merkel qëndron përballë Trump
Era Trump sapo ka nisur dhe ajo priret të forcojë simptomat e populizmit edhe në Europën Perëndimore. Personi politik që është vënë në kryqëzim gjykimesh politike në këtë moment, është kancelarja gjermane Agela Merkel, politika e së cilës për emigracionin dhe BE-në është hasur në kriticizëm përherë e në rritje.
Por duke folur dje në një qyteti gjerman të Ëuezburgut, Merkel riafirmoi politikën e saj bazuar mbi një kod moral nga i cili europianët nuk duhet të heqin dorë.
“Ne duhet të tregojmë dhe ne mund të tregojmë se ne jemi të bindur në parimet themelore të vendit tonë. Sipas meje, të përpiqesh të zgjidhësh problemet përmes polarizimit dhe populizmit nuk ndihmon”, tha Merkel.
Kancelarja gjermane që do të kërkojë një mandat të katërt shikohet aktualisht si garancia e fundit e rendit liberal në Perëndim, pasi ajo rrethohet nga një politikë e ekstremit të djathtë që po gjen shprehi përherë e më shumë edhe në vende të BE-së. Politika mbi emigracionin dhe azilkërkimin është pika kritike, por Merkel ka përsëritur sërish se “ne po përballemi me një detyrë të vështirë, por ne duhet të jemi të aftë që ta mbajmë barrën e kësaj detyre”.
“Ne jemi shtet i ligjeve, shtet që ofron ndihmë dhe mbështetje për ata që kanë nevojë…”, tha ajo ndër të tjera.
https://www.bloomberg.com/politics/articles/2017-01-23/merkel-hits-back-...
Comments
Ku jetojm te punojm.
Nje vend me ligje demokratike kontribon ne jeten e njerezve qe kane nevoje, duke mbyllur vatrat e luftrave dhe duke ndihmuar ne zhvillimin ekonomik te vendeve te pazhvilluara, jo duke stimuluar levizje njerezore per interesat ekonomike dhe politike te tij.Kjo bote ne shekullin e 21 nuk duhet te kete refugjate , por vende ne te gjithe boten qe ecin ne rrugen e zhvillimit.
Add new comment