Numri dy i partisë së Erdogan: NATO, organizatë terrori. Nuk përjashtohet dalja e Turqisë
NATO është një organizatë terrori dhe ajo kërcënon Turqinë. Pohimi në fjalë vjen nga zëvendës kryetari i partisë Drejtësi dhe Zhvillim të presidentit turk, Erdogan, Şamil Tayyar. Gazeta “Hurriyet” citon Tayyar në një intervistë dhënë për gazetën pro-qeveritare Milat, i cili ka thënë ndër të tjera se “NATO përherë është përfshirë në aktivitete që kanë në shënjestër Turqinë”.
“Turqia ka qenë subjekt i grushteve të shtetit qëkurse iu bashkua NATO-s. NATO ka qenë përgjegjëse përherë për gjakun dhe punët e pista që janë bërë në këtë vend. Grushti I vitit 1960 u inskenua nga britanikët, grushti I vitit 1971 nga CIA dhe grushti i vitit 1980 nga NATO. Në planet e reja të NATO-s, një Turqi me Erdoganin president nuk duhet të ekzistojë”, është shprehur ai.
Funksionari turk ka shkuar larg kur e ka krahasur Aleancën në terma të ngashëm me ISIS dhe PKK-në duke shtuar se Truqia mund të mbyllë bazën e İncirlik.
Tayyar ka qenë fare i hapur kur ka deklaruar se nëse administrate Trump nuk plotëson kërkesat e Ankarasë për ekstradimin e Gulen dhe ndalimin e mbështetjes për ato që i quajti organizata terroriste në Siri, atëhërë Turqia do të ulë nivelin e marrëdhënieve dhe do të tërhiqet nga Aleanca.
Presion ose jo, çështja është se Turqia e Erdoganit po kërkon rrugë dhe drejtime të reja.
http://www.hurriyetdailynews.com/nato-is-a-terror-organization-says-akp-...
Add new comment