Dokumenti: SHBA i druhej një krize greko-shqiptare në vitin 94’
Andreas Papandreu, menaxhimi ekstrem i negociatave për bazat amerikane, mundësia e konfliktit greko turk në Thrakë, Egje dhe Qipro, madje edhe gjendja e dobët e ekonomisë greke në mes të viteve 1980, përfshihen në 12 milionë dokumentet e deklasifikuara të CIA-s që pritet të publikohen. Gazeta greke "Kathimerini" thotë se në këtë bazë të dhënash përfshihen analiza, fakte dhe vlerësime nga për situatën nga viti 1940 deri në vitet 90'.
Dokumenti i fundit në lidhje me Greqinë është i datës 30 Qershor 1994 dhe merr në analizë tensionin mes Athinës dhe Tiranës për minoritetin kombëtar grek në jug të Shqipërisë. Autori i këtij memorandumi ka shprehur frikën se "një krizë bilaterale në çështjen e pakicës greke, e cila do të çojë në hakmarrjen greke, mund të destabilizojë qeverinë pro-amerikane (në Tiranë) për të mirën e ish-komunistëve dhe ndikimin më të gjerë rajonal.
Tensionet në atë kohë kishin të bënin me gjyqin ndaj 5 minoritarëve, anëtarë të Organizatës Omonia, të arrestuar nga ish-SHIK-u i Gazidedes për veprimtari antikombëtare. Për këtë episod ka folur edhe ish-kryetari i Gjykatës së kasacionit Zef Brozi, i cili mori vendimin për lirimin e tyre.
“Në sallën e gjyqit atë ditë kishte jo vetëm shikas që erdhën me mision të posaçëm, por edhe shumë ambasadorë dhe nga institucione ndërkombëtare, gazetarë të vendit e të huaj. Gjykata pranoi si konsulent të avokatit shqiptar të minoritarëve edhe avokatë amerikanë. Në si Gjykatë donim t’i dëshmonim botës se po bëjmë gjithçka varej nga ne për ta ngritur Drejtësinë shqiptare në standarde perëndimore të pavarësisë së gjyqësorit. Dhe ky gjë ishte një mesazh shumë pozitiv për imazhin e Shqipërisë në botë.
Pas shpalljes së vendimit, sapo isha futur në paradhomën e zyrës ku kishte gazetarë e të tjerë që po më prisnin më bie telefoni dhe sekretarja u përgjigj. “Është Bashkim Gazidede”, - tha ajo. Mirë, ma kalo telefonin, dhe unë fola aty në paradhomë në prezencën e të gjithëve. “Pse i lirove grekët, - më kërcënoi me një zë të lartë e histerik Gazidede…- Na shkove dëm gjithë punën… Tradhtar, do të të vras me dorën time…! Unë në atë moment desha t’ia kthej siç e meritonte, por duhej të paktën të respektoja ata që ishin aty dhe po e dëgjonin bisedën tonë, prandaj mbylla telefonin. Isha mësuar me kërcënimet e Berishës e të SHIKU-t që prej disa muajsh.
Por marrëzia e Berishës nuk merrte fund. Ai në kundërshtim me vendimin e prerë të Kasacionit për lirimin e menjëhershëm nga burgu, duke përdorur vasalët e tij në Prokurorinë e Përgjithshme (Zoti e ruajtë Shqipërinë nga të tillë prokurorë), dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës, pezulloi ekzekutimin e vendimit të Kasacionit për lirimin e pesë të dënuarve minoritarë. Me sa mësova më vonë, vetëm presioni i madh ndërkombëtar ndaj Berishës e detyroi atë t’i lironte minoritarët pas disa orësh”-shprehet Brozi në një intervistë për gazetarin Erjon Tase.
http://www.forumishqiptar.com/threads/73068-Zef-Brozi-Ju-tregoj-prapaske...
Dokumentet e tjera të CIA-s për Greqinë
Në letrën e tij të 10 maj 1983, Milton Kovner, drejtues i Agjencisë përgjegjëse për Evropën Perëndimore, thotë ndër të tjera, se SHBA është duke shqyrtuar "alternativat" për vendosjen e bazave amerikane jashtë vendit ", veçanërisht në Turqi. Por sipas tij, kjo do të çonte në përkeqësimin e situatës dhe do të shtojë mbështetjen e mëtejshme të qeverisë në mbrojtjen e interesave kombëtare greke. " Kovner kishte vlerësuar se në qoftë se amerikanët nuk do të lëshojnë pe (në dokument janë lënë jashtë disa paragrafë të cilat ndoshta përshkruajnë natyrën dhe aftësitë e bazave ushtarake të SHBA), atëherë Papandreu do të kishte një sërë opsionesh, ndër të cilat t’i drejtohej Presidentit të Republikës Konstantin Karamanlis dhe të kërkonte referendum kombëtar mbi këtë çështje.
Që nga vitet '50 amerikanët duket se e dinin shumë mirë brishtësinë e marrëdhënieve turko-greke, ndërsa kishin përpiluar të dhëna të plota të forcës ushtarake të Qipros. Njohuritë shumë të mira që kishin për statusin e Qipros u dha mundësinë të parashikojnë atë ndodhi në vitin 1974 se Greqia nuk mund të bënte asnjë rezistencë në një pushtim eventual turk të ishullit. Dokumentat flasin edhe për krizën greko-turke të vitit 1987 ku thuhet se Greqia ka avantazh në ajër dhe në det, diçka që sipas analistit arsyeton kapadaillëkun grek në krizën e marsit 1987.
http://www.kathimerini.gr/892357/article/epikairothta/politikh/oi-aporrh...
Add new comment