Joseph Mengele, "është" ende gjallë

Postuar në 15 Janar, 2017 12:34

Mbetjet fizike të Josef Mengeles, doktori i mbiquajtur si “Engjëlli i vdekjes” nga të mnijetuarit e Auschwitz, sot përdoren në kurset universitare të mjekësisë ligjore në institutin përkatës të São Paulo në Brazil. Një përfundim ironik për ndihmësin kryesor të Adolf Eichman, dyshja që udhëhoqi në plan teknik genocidin në kampin e Auschwitz.


Mengele ka lënë pas një varg kujtimesh të tmerrshme për eksperimentet që kreu, por edhe misterin e një jete të pazakontë. Ai vdiq në vitin 1985 dhe mbetjet e tij u mbajtën për t’u hapur së fundmi e për t’i përdorur si mostra për studentët. Shenja të një aksidenti dhe të sinozitit shihen qartë sot, duke shërbyer kështu si ilustrim për studentët e mjekësisë, ndërkohë që specimeni është unik: bashkë me mjekësinë ligjore ke mundësinë të mësosh për rolin e mjekëve në një nga aktet më kriminale të historisë njerëzore. 


Jeta e Mengeles pas luftës ishte një odise më vete: ai u largua drejt Argjentinës ku qëndroi për një dekadë. U zhvendos në Paraguaj, pasi Mossadi identifikoi dhe rrëmbeu njeriun kryesor të Holokaustit, Adolf Eichman, edhe ky në Argjentinë. Në vitin 1960 ai lëvizi drejt Brazilit ku u strehua në São Paulo nga një çift gjermanësh. Ai u mbyt duke notuar në qytetin e Bertiogas në vitin 1979 dhe u varros nga strehuesit e tij nën emrin Wolfgang Gerhard. Identifikimi u bë nga autoritetet gjermane që kapën një letër që çifti gjerman i dërgonte mipit të Mengeles. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.