ISIS herët a vonë do të godasë Italinë

Postuar në 07 Janar, 2017 20:55

Vlerësimin se Shteti Islamik herët a vonë do të godasë Italinë ka shprehur kreu i policisë italiane, Franco Gabriel. "Dua ta them me një mënyrë sa më të pranueshme. Herët apo vonë edhe ne do të paguajmë një çmim. Nuk ka anjë dyshim, ne nuk duhet të mashtrojmë veten. Shpresojmë që goditja të jetë në një shkallë sa më të kufizuar”

Kreu i policisë italiane bëri me dije se "hetimet e kryera treguan se një numër i madh i personave të cilët u dëbuan nga paraburgimi në Itali pasi konsideroheshin si mbështetës të organizatave terroriste, në fakt ishin duke u përgatitur për të kryer sulme terroriste dhe për të vrarë civilë e pafajshëm"

Kreu i policisë italiane megjithatë tha se qytetarët duhet të vazhdojnë normalisht jetën e tyre, duke theksuar se "populli italian do të jetë i mundur vetëm nëse do të  lejojë t’i ndryshojnë zakonet e jetës së përditshme." Sipas tij me të  dyshuarit duhet të procedohet sa më shpejt të jetë e mundur për t’u dëbuar menjëherë pas gjykimit në shkallën e parë.

Si Kryeministri italian Paolo Gentiloni dhe kreu i policisë italiane besojnë se idetë ekstreme të fondamentalizmit islamik mund të përhapen kryesisht në burgje sepse ka njerëz që dimensionin fetar e kanë si përgjigje për gjendjen e tyre social-ekonomike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.