Drejt një Europe që mbrohet pa Amerikën

Postuar në 05 Janar, 2017 15:42

Vota nuk vlen më për të strukturuar legjitimitetin e atyre që zgjidhen. Ndonëse u aplikua ky parim i shpallur “i shenjtë” në Perëndim, Brexit dhe zgjedhja e Donald Trump, nuk po pranohen si shfaqje demokracie pre një kategorie. Ish – ministri I Jashtëm gjerman, Joshka Fischer shkruan në një opinion në “Project Syndicate” se këto dy zhvillime kanë përcaktuar në një masë të madhe rrjedhën e ngjarjeve politike në Europë, sidomos të zgjedhjeve që pritet të mbahen këtë vit në Gjermani, Francë, Holanë dhe ndoshta në Itali.

“Këto zgjedhje do të vendosin nëse BE-ja do të qëndrojnë e bashkuar, apo do të shpërbëhet nën valën e re neonacionalizmit që ka përfshirë Perëndimin”, shkruan Fischer.

Sipas Fischer nëse do të gjykohet nga deklaratat e bëra nga Trump, Europa duhet të pëërgatitet për disa valë të forta shokuese, pasi sipas tij, presidenti i ri amerikan nuk beson në integrimin europian. Nga ky besim i supozuar i Trump, ish-ministri gjerman hidhet tek aleanca e pikëpamjeve që lind natyrshëm mes tij dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Në këtë pikë ai ka një aleat te presidenti I Rusisë, Vladimir Putin I cili për një kohë të gjatë është përpjekur të destabilizojë BE-në duke mbështetur forcat nacionaliste…Nëse administrata Trump mbështet apo mbyll një sy ndaj këtyre përpjejkjeve, BE-ja e vënë mes trollëve rusë dhe Bretibart News(e djathta ekstreme amerikane) do të duhet t’i besojë vetes për të përballur këto momente sfiduese”, shton Fischer.

Probleme sheh politikani gjerman edhe për NATO-n, e dëmtuar qysh tani nga mesazhet e Trump, pasi siguria nuk është vetëm çështje kapacitetesh, por edhe mesazhi politik. Në këtë kuadër mbetet vetëm një rrugë sipas tij: BE-ja duhet të përgatitet për të ngritur dhe investuar në strukturat e veta të sigurisë. Në parim do të duhet që një Europë kontinentale të kultivojë marrëdhënie të mira dhe bashkëpunimi me Rusinë, por Fischer bën thirrje që të mos ushqehen iluzione në këtë drejtim. Sipas tij qasja e Kremlinit ndaj politikës së jashtme është si një lojë me rezultat zero, që do të thotë, se ajo synon të ketë prioritet fuqinë ushtarake dhe gjeopolitike në raport me rregulimet e sigurisë dhe bashkëpunimit. Detyra dhe barra kryesore për strukturat e mbrojtjes europiane bien mbi Gjermaninë dhe Francën, ndonëse Italia, Spanja, Polonia, Holanda, Luksemburgu do të luajnë edhe ato një rol. Gjermania dhe Franca janë kombet e domosodoshme të Europës, një frazë që Fischer e huazon nga ajo që amerikanët thonë për SHBA-të.

BE-ja e vjetër u zhvillua si një fuqi ekonomike për shkak se ishte nën mbrojtjen e ombrellës amerikane. Por p këtë garanci, ai mund të adresojë realitetet e veta gjeopolitike vetëm duke zhvilluar kapacitetet e veta për të projektuar fuqinë politike dhe ushtarake. Gjashtë dekada pasi Traktati i Romës hodhi bazat e Komunitetit Ekonomik Europian, historia dhe zhvilllimet e tanishme po diktojnë që Franca dhe Gjermania të formësojnë të ardhmen e Europës edhe njëherë tjetër”, shkruan Fischer.

https://www.project-syndicate.org/commentary/europe-defense-french-germa...

 

Comments

Submitted by ec aty..... (not verified) on

Qe Respublica tenton te ofroje analiza te marredhenieve nderkombetare, kjo nuk eshte aspak gje e keqe. Por perkthimet, nxjerrin problemet e cilesise se arsimimit dhe njohurive te studentit shqiptar dhe pergjithesi, dhe ne rastin konkret te perkthyesit te ketij artikulli.

Meqe here pas here lexoj titujt e Respublica-s, kam vene re qe perkthyesi i Respublica-s (nese eshte i vetem), prej mangesive qe mund te kete, jo dhe aq ne anglisht sesa ne formim universitar, ben plot gabime.

Kohe me pare, komentova nje perkthim problematik te respublica-s per ceshtjet e BE-se. Pergjigja qe dha perkthyesi ishte pak a shume "keshtu me do qefi mua".

Sot, sapo lexova frazen "loje me rezultat zero" qesha, sepse menjehere me vajti mendja tek nje nder konceptet baze te marredhenieve nderkombetare "zero-sum game". Kur verifikova link-un e dhene me poshte, ajo qe ishte thjesht hamendje, u konfirmua kur lexova "the Kremlin approaches foreign policy as a zero-sum game".

Mjeshter perkthyes:

"Zero-sum game" nenkupton kete gje: Ne nje marredhenie mes dy lojtareve, humbja e njerit eshte fitimi i tjetrit! Kur behet fjale per dy shtete, cdo "humbje/mosrealizim" te objektivave te njerit shtet konsiderohet "fitim/realizim" te objektivave per shtetin tjeter kundershtar; Ashtu sic e ke perkthyer ti, nuk ben sens o bir!!!

Nese arsimimi yt nuk permban informacion ne "International Relations", nuk ke faj, sepse nuk ke nga ta dish; Por nese arsimimi yt permban informacion ne "International Relations" por ti prape ia ke futur sipas qejfit, ky fakt thjesht ilustron cilesine e programeve, universiteteve, diplomave dhe arsimit te larte ne Shqiperi!!! Por ti bir, mos u merzit!!!! Jepi vazhdo keshtu se ti ben sikur perkthen korrekt, te tjeret bejne sikur te lexojne korrekt!!!!

Submitted by redaksia on

E para ti je askush qe te drejtohesh ketu me "bir". Askush. 

E dyta serish si ne rastin tjeter po te them: Qe nuk i heq asgje asaj qe kam perkthyer ashtu sic e kam sjelle. 

Suksese dhe falemnderit per monitorimin...e titujve. 

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Jo se dua t'i dal ne krah perkthyesit te ResPublica-s, por edhe ju zoteria "ec aty" keni gabime ne komentin tuaj. E para, thoni qe "zero-sum game" eshte perkthyer gabim, por vete nuk jepni ndonje variant tuajin se si mund te perkthehej me korrekt ne shqip ajo shprehje, vetem jepni nja tre kater rreshta spiegim per kuptimin e saj.

E dyta, mesa duket ju dini aq sa u çon arsimimi juaj dhe e referoni shprehjen ne "International Reations". Edhe pse mund te perdoret atje si metafore, burimi origjinal i shprehjes vjen nga "Teoria e Lojrave" qe eshte nje disipline ekonomiko-matematike, per krijimin e se ciles matematicieni amerikan Nash ka mare cmimin Nobel ne ekonomi.

Kaq sa per kulture te pergjitheshme dhe arsimim, si dhe per te treguar qe asnje prej nesh nuk ka ARSIMIMIN absolut, dhe sidomos besoj se eshte me mire te perdoret dashamiresi ne komunikim se sa nxitje grindjesh dhe marrje pozash prej mend-dhenesi. Pershendetje dhe ec aty.

Submitted by ec aty...... (not verified) on

O "mjeshter i gabimit" xhuxhumak!!

Nja tre-kater gjera per ty:

e para, thua "jo se dua ti dal ne krah perkthyesitt", por duke u marre me mua, dhe duke quajtuar "gabim" ate qe kam shkruar une, pergenjeshtron veten! Shkurt, mbron perkthyesin, gafat e tij, cilesine e njohurive dhe arsimit te tij!!

e dyta, termi "zero-sum game" ne shqip duhet perkthyer ne menyre identike "loja shuma-zero". Pse keshtu? Eshte sqaruar ne komentin tim te pare. Ne anlgisht, ky term perdoret ne kete forme sepse supozimi baze mbi te cilin behet perdorimi i tij eshte se lexuesi, eshte i informuar/edukuar qe me pare per permbajtjen dhe kuptimin e tij. Eshte term "specifik", "teknik", jo per masen e gjere te lexuesve. Edhe ne shqip duhet perkthyer njelloj. Problemi me perkthimin shqip nuk eshte vetem mungesa e njohurive tek perkthyesim, apo edhe tek gjetja e fjales ekuivalente ne shqip. Problemi eshte se qofte masa e gjere e lexuesve shqiptare, qofte edhe ai segment i lexuesve qe supozohet se ka informacion dhe shkollim perkates per te kuptuar termin, - le te themi studente apo ata qe merren me politikat dhe marredheniet nderkombetare - kane mangesi dhe probleme me te kuptuarit e permbajtjes se termit. Qe vijne pikerisht nga shkollimi gjysmak, si cdo gje ne Shqiperi, qe ofrojne universitetet shqiptare dhe marrin studentet shqiptare!!! Nje zgjidhje per kete problem/rast do te ishte perkthimi i termit pike-per-pike, shoqerimi i tij me nje yll, dhe sqarimi i tij poshte shkrimit me nje footnote cfare nenkupton ky term - pak a shume ne formen e atyre 1-2 fjalive shpjeguese qe perdora ne komentin tim te pare. Por edhe kjo gje, nxjerr problemin e njohurive te perkthyesit: nese perkthyesi nuk ia ka haberin qofte gjetjes se termit ne shqip, qofte permbajtjes se termit, nuk ka se si te beje as shpjegimin pastaj!

e treta, mos u merr me shkollimin tim per dy arsye: e para se eshte nga me te miret ne bote; e dyta, se edhe po te te thoja ku e kam marre ate, me siguri per ty nuk do te kishte vlere as vendi, as universiteti, as diploma - azgje!!! Shqiptaret, nuk merren me faktin, merren me mesazhierin!! Jam i sigurte qe programi, universiteti, vendi, ku kam fituar diplomen time, edhe po te ti thoja, do te dilnin me inferiore, me te keqinj, sesa universiteti, vendi, diploma e perkthyesit tend qe ti e mbron me aq zjarr!!! Keshtuqe nuk kam nevoje te te "provoj" ty arsimin tim dhe cilesine e tij!!! Nderkohe qe persakohe qe perkthyesi yt ka "rrembyer" penen-media dhe ka marre persiper te informoje dhe "mesoje" te tjeret, duhet ta beje me egzigjencen dhe korrektesine me te madhe te mundshme!! Gje qe ai jo qe nuk e ben ne kete shkrim, por edhe ka treguar nje pattern injorance edhe here te tjera ne perkthimet qe ka bere! Une i kam vene ne dukje vetem nja dy here gafat qe ka bere por ai, ka reaguar me injorancen "keshtu them une, keshtu duhet ta marresh edhe ti lexues"!!

e katerta, perkthyesi yt eshte misherues dhe pasqyre e nje problemi me te madh qe vezhgohet sot ne Shqiperi - shkalles dhe cilesise se njohjes dhe perdorimit te anglishtes si "lingua franca". Ke degjuar ti per studente shqiptare le me ne nivelin bachelor, por edhe Master e Doktoral, qe nuk jane ne gjendje te lexojne dhe perkthejne nga anglishtja ne shqip nje artikull te nivelit te veshtiresise qe i perket nje gjuhe te thjeshte, masive? Le me pastaj tu japesh per te lexuar artikuj te nivelit akademik!! Ke degjuar ti per studente bachelor, master, apo doktorale, qe ju eshte vene kusht mbrojtja e anglishtesh ne nivelin minimal B2 dhe certifikaten qe iu eshte dashur per ta vertetuar e kane blere?? Ke degjuar ti per pedagoge qe "japin mesim" ne universitetet tona, publike apo private, dhe qe nuk kane haber nga anglishtja fare? Po fare-fare-fare!!!!!!! Nuk jam i sigurte nese ke degjuar apo jo, dhe nese ke degjuar, nese e konsideron apo jo problem kete pune, por persakohe qe merresh me mua dhe nuk merresh me "perkthyesin", je ne anen e gabuar or mik!!!! Komenti yt, eshte shkruar me vone komentit qe vjen poshte komentit tend. E ke vene re se cfare shkruan dhe me se tallet ai? Tallet me gafen e perkthyesit qe i atribuon Luksemburgut nje rol dhe peshe qe ne origjinal nuk gjendet - shko ne origjinal dhe lexoje!! perse e ka bere perkthyesi kete? Po sepse ilustron problemin qe kane shqiptaret, dac ne shqip, ca me teper ne anglisht: paaftesine per te nxjerre me dy fjale kuptimin dhe esencen e nje paragrafi, pjese, apo shkrimi! Per kureshtjen tende, kerkoji perkthyesit te te "perktheje" titullin e artikullit origjinal, per te te testuar fuqine analizuese-kuptuese te tijn dhe pastaj kreativitetin gjuhesor te adoptimit te togfjaleshave anglisht ne shqip!!!

xhuxhumak, tung-tung!!!

Submitted by redaksia on

Zoteri, ju lutem shfrytezojeni fushen e komenteve per te kontribuuar per dicka, jo per ta perdorur si tabele nderi per veten. 

Sa per veretjen tuaj, pra per perkthimin, po ju perseris: Nuk leviz asgje. Rregulloni tonin, nje cike, se ben mire, por edhe sepse sic mund ta kesh kuptuar nuk eshte se sekelldiset njeri. 

Ju uroj shendet! Gjykime te tilla vetemburrese natyrisht qe nuk do te miratohen me. 

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Zoteria "ec aty", me fal, nuk e dija qe kishe mbaruar Universitetin "Fjale Shume e Pune Pak".

Submitted by Shko atje (not verified) on

Interesante keto komentet e tua ...z. ec aty.. qe jo se jane interesante per ate cfare komentojne por per sensin dhe atmosferen e "bukur"qe krijojne! Verehet nje super shkollim dhe formim dhe gjeja qe bie me teper ne sy eshte eleganca, modestia dhe sensi pozitiv! Prej teje ka cfare meson njeriu! Me siguri qe modestine duhet ta keni patur edhe provim ne shkollimin tuaj, madje edhe ne studimet post-universitare duhet ta keni specializuar! Je ok, madje dukesh qe ke edhe stilin e Rilindasve ne gjuhen qe perdor dhe ne sensin qe ke! Je tamam per te te thene shko atje..

Submitted by dy (not verified) on

Me pelqeu vecanerisht pjesa e artikullit ku theksohet roli i Luksemburgut ne mbrojtjen e Europes. Shpetuam me ne fund.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.